Julian Sula është marrë në pyetje lidhur me atentatin e ndodhur në Lushnje ku mbetën të vrarë dy të rinj si dhe u plagosën 2 të tjerë.
Sot në mëgjes ai është paraqitur në policinë e Lushnjes ku është marrë në pyetje rreth ngjarjes.
Policia në Lushnje ka shtuar prezencën dhe kontrollet për të kapur dy të akuzuarit për atentatin, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.
Pasditen e 11 tetorit, dy të rinj humbën jetën në një atentat në Lushnje, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të tjerë u plagosën.