Pronari i lokalit ku ndodhi sonte atentati që shkaktoi një viktimë dhe pesë të plagosur në Don Bosko, është Fatjon Murati, i dënuar me heqje lirie për posedimin e municioneve dhe armëve të zjarrit.
Murati u dënua me arrest me burg, por masa iu zbut në arrest shtëpie. Megjithatë, sikurse gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton, Murati nuk ndodhet në banesë, teksa në lokalin e tij, autorë të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash.
Murati u arrestua në fillim të shkurtit 2022, kur u kap në shoqërinë e Endrit Dokles.
Murati është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, në vendin tonë, për vepra të tjera penale.
Ndërkohë, disa ditë pasi u ndalua, me vendim gjykata, u sekuestruan pasuritë e paluajtshme me vlerë 5 milionë euro.


