ABC News ka mësuar detaje të reja sa i takon shoqërimit në Polici të efektivit të RENEA-s, i cili është kapur nën shoqërimin e një personi, që dyshohet se ka lidhje me atentatin e së dielën në Don Bosko.
Burime konfirmojnë së në makinë janë gjetur 113 mijë euro. Mësohet se polici i shoqëruar është Altin Morina, shef stërvitjeje në RENEA. Në atentat një grua humbi jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative. Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptare.
Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.
Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea.


