• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË BERAT/ 3 autorët ishin të maskuar. Altin Halili u qëllua me 10 plumba. Zbardhet dëshmia
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË BERAT/ 3 autorët ishin të maskuar. Altin Halili u qëllua me 10 plumba. Zbardhet dëshmia

27 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje zbardhen nga atentati i djeshëm në Berat ndaj Altin Halilit. U qëllua me  Skorpion, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu gazetarja Petova ka zbardhur detaje lidhur me dëshminë e dhënë nga Halili para grupit hetimor.

Ai ka hedhur dyshimet se autorët janë nga fisi i Kaloshëve, të zonës së Gradishtës, pjesë e bashkisë Divjakë. Halili ka deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se për vrasjen e kryer ka “paguar me burg”. Përpara grupit hetimor 46-vjeçari ka deklaruar se atentati i është bërë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e bërë në vitin 1997.

Policia e Beratit ka marrë në pyetje deri në orët e para të mëngjesit 3 persona nga fisi i Kaloshëve, ku në vitin 1997 shënjestra e atentatit kishte vrarë Sokol Kaloshin.

Të pyeturit në Policinë e Beratit kanë qënë vëllai i të ndjerit Sokol Kaloshi dhe 2 nipërit e tij, të cilët pasi kanë dhënë për disa orë deklaratat e tyre janë lënë të lirë.

Atentati ndaj Altin Halilit, ndodhi pasditen e djeshme në rrugën e fshatit Dyshnik.

Atentatorët, që lëviznin me një automjet Hunday Tuscon, nuk kanë mundur dot as ta plagosin shënjestrën e tyre, edhe pse kanë gjuajtur disa herë me kallashnikov drejt tij. Plumbat kanë prekur vetëm makinën e 46-vjeçarit, duke bërë “shoshë” xhamin e pasëm dhe sediljen e pasme të mjetit.

Halili ka deklaruar në Policinë e Beratit se ai po kalonte përpara një shkolle private në Berat, ku në atë lagje do të takonte një mik dhe ka parë 3 persona të maskuar që i kishin zënë pritë.

Në këtë moment, Halili ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka dashur ti godasë me makinë, por nuk ka mundur pasi ata kanë filluar ta gjuajnë me breshëri automatike.

Halili ka deklaruar se është ulur poshtë sediljes dhe pasi ka dëgjuar makinën që ka ikur me shpejtësi, ka lëvizur. Sipas Halilit, atentatorët janë larguar duke menduar se e kishin vrarë.

Sipas Policisë, atentatorët e kanë qënë qëlluar në ecje me automatik Skorpion dhe gëzhojat i kanë mbledhur, pasi nuk kanë zbritur fare nga makina. Ndaj Altin Halilit është qëlluar me 10 plumba, të cilët kapën pjesën e pasme të makinës së tij.

Më pas, rreth 20 km nga vendngjarja, autorët dogjën në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës, makinën e tyre tip Hunday Tuscon. Ndërkohë që grupi hetimor po vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes, strukturat e DVP Fier e Berat nuk kanë arritur ende të kapin deri më tani autorët e atentatit, pavarësisht postblloqeve të shumta, të ngritura në çdo hyrje-dalje qyteti e fshati në Berat, Lushnje, Kuçovë e Fier.

Shënjestra e atentatit Altin Halili është dënuar për vrasjen e Sokol Kaloshit, vrasje e kryer në vitin 1997. Altin Halili u dënua 15-vjet burgim dhe ka dalë nga burgu në vitin 2010.

Pas daljes nga burgu, Halili u largua në Itali nga ku ishte kthyer vetëm pak kohë më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA PËR NJË VEND PARKIMI/ Kush është viktima e sherrit në Belgjikë (EMRI)
Previous article DOKUMENTET E FALSIFIKUARA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith vijon betejën kundër Trump. Ja hapi që ndërmerr

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT