• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË BELGJIKË/ Karamuço: 2 autorët e pamaskuar janë filmuar nga kamerat, Hasanbelliu në gjendje kritike
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË BELGJIKË/ Karamuço: 2 autorët e pamaskuar janë filmuar nga kamerat, Hasanbelliu në gjendje kritike

13 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço nga Belgjika ka folur në lidhje me atentatin e bërë ndaj Erion Hasanbelliut i cili u qëllua me 6 plumba pas shpine përballë një hoteli në Bruksel mbrëmjen e 11 qershorit.

Mediat belge e kanë cilësuar si plagosje për gjakmarrje dhe jo hakmarrje.

“Gjatë kësaj kohe jam njohur këtu përmes mediave belge. Mediat belge kanë gazetarë kronike që merren vetëm me ngjarjet e shqiptarëve. Kam lexuar sagën e shumë e shumë vrasjeve. Ata e kanë cilësuar plagosje për shkak të gjakmarrjes. Nuk e lidhin me hakmarrjen, por gjakmarrjen. Ka një histori prej 2 vitesh. Nga ajo që kam vënë re këto 2 ditë është se fajësojnë drejtësinë shqiptare. I hyjnë pastaj të gjatë për gjakmarrjen dhe kanunin. Kur vjen puna te shqiptarët shikohen si shumë të ashpër gjakatarë, dhe bëjmë akte në rrugë pa pasur parasysh pasojat”.

Duke iu referuar mediave belge, Karamuço tha se autorët kanë qenë dy. Në momentin që kanë qëlluar Hasanbelliun kanë qenë të pa maskuar, ndaj janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

“Autorët kanë qenë 2, të pamaskuar. Sipas mediave belge ka të dhëna që i konfirmojnë autorët dhe identitetin e tyre”.

I qëlluar me 6 plumba, Hasanbelliu ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“Është në gjendje kritike i ka mbijetuar për shkak të mbërritjes së shpejtë të ambulancës. Është gjendje shumë e rrezikshme për jetën”.

Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Autori dhe viktima janë përfshirë në një konflikt prej njëzet vitesh. Kasandër Noga është i njohur për ‘vrasjen në repartin e rikuperimit’ ku u eliminua babai i Hasanbelliu. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Kasander Nogës në një kafene në Antwerp. Vetë Kasander Noga i mbijetoi atij sulmi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KISHTE MBETUR FËMIJË NË SHPIRT..."/ Të afërmit flasin për të kaluarën e 27-vjeçarit që u vra në atentatin me eksploziv
Previous article "LËRENI TË PREHET NË PAQE"/ Familja e Aleksandër Sadikaj reagon pas ngjarjes: Nuk ruhej nga askush, vjedhjet i kreu kur ishte minoren

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik

DOSJA “PARTIZANI”/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar

PROTESTUESIT PARA KUVENDIT/ Personalizojnë vezët me emrat e deputetëve dhe ndryshojnë strategji, policia ‘gardh’ para institucionit Aktualitet

PROTESTUESIT PARA KUVENDIT/ Personalizojnë vezët me emrat e deputetëve dhe ndryshojnë strategji, policia ‘gardh’ para institucionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT