• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PROKURORIT TË VLORËS/ Reagon kryeprokurori Çela: Këto akte synojnë trembjen tonë
Home
Aktualitet
Drejtësi

ATENTATI NDAJ PROKURORIT TË VLORËS/ Reagon kryeprokurori Çela: Këto akte synojnë trembjen tonë

22 December, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Makina e prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi u hodh në erë mëngjesin e sotëm nga një sasi tritoli. Policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur në orën 6.45 në lagjen “29 Nëntori” ndërsa bëri me dije se bashkë me makinën e prokurorit ishte dëmtuar edhe mjeti i një qytetari që ndodhej pranë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeprokurori Olsian Çela. Ai shprehet i vendosur se autorët e kësaj ngjarje të rëndë do të vihen para drejtësisë, duke shtuar se është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese

“Aktet e dhunës ndaj magjistratëve, qartësisht synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cenojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike. Për këto arsye, është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Prokurori i Përgjithshëm inkurajon të gjithë magjistratët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre kushtetuese dhe i siguron ata se do të kenë mbështetjen e tij maksimale. Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në krijimin e një klime normaliteti dhe mbështetjeje ndaj institucioneve të drejtësisë, pasi kjo do të ndihmonte në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ËSHTË E HIJSHME DHE VETËSAKRIFIKUESE"/ Moderatorja shqiptare flet për vjehrrën e saj: Po ta njohësh është një... (VIDEO)
Previous article MINI-SHENGENI BALLKANIK/ DW: Ideja u hodh për herë të parë nga Angela Merkel

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT