Mbrëmjen e kësaj të enjtje është ndërmarrë një operacion në Vlorë dhe Lushnje, pasi dyshohet se në këto qytete fshihet dy autorët e tjerë, bashkëpunëtorë të Redjan Rrajës për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja 6 ditë më parë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë operacion po marrin pjesë Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana. Referuar të njëjtave burime është ushtruar kontroll edhe në banesën e Julian Sulo, i njohur si “Juli Pashako”, por nuk është gjetur aty. Dyshohet se ” Juli Pashakos” mund të ketë dijeni për ngjarjen ose i përfshirë në mënyrë direkte në atentatin ndaj prokurorit.
Siç u paralajmërua më herët, Report Tv mësoi se nga gjurmët e gishtërinjve të lëna mbi syze nuk është zbuluar vetëm Rrjedan Rraja, tashmë i arrestuar, por edhe një i njohuri i tij i shpallur në kërkim.


