• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PROKURORIT/ Eksperti i sigurisë zbulon detaje: Këto shihen vetëm në Palermo! Në Durrës nuk strehohen vetëm “bandat autoktone”
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ PROKURORIT/ Eksperti i sigurisë zbulon detaje: Këto shihen vetëm në Palermo! Në Durrës nuk strehohen vetëm “bandat autoktone”

2 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, ishte temë diskutimi në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala. Të ftuar në studio, për të folur për këtë çështje ishin gazetarja Lindita Çela dhe eksperti i sigurisë Fabian Zhilla.

Për Çelën, Durrësi, vend ku ndodhi dhe atentati, është një zonë me probleme të mëdha, sidomos në drejtorinë e Kadastrës, për shkak të territoreve në bregdet. Ajo evidentoi një tjetër problematikë, lidhjen që anëtarët e bandës kanë me politikën.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Zhilla, tha se atentate ndaj prokurorëve shihen vetëm në Palermo të Italisë. Ai nënvizoi se Durrësi nuk është qyteti ku strehohen vetëm bandat autoktone, por tani është kthyer në “një fole”, e bandave të tjera shqiptare.

Lindita Çela: Di që persona të caktuar në Durrës rezultojnë të punësuar në port, ku konfirmon pasuritë e tyre çuditesh se si ky personazh punonte si zjarrfikës. Përplasja mes bandave është zmadhuar nga një drejtësi e munguar. Të shkëpusësh marrëdhëniet e politikës është A-ja. Në hipotekën e Durrësit, më së shumti kanë frikë për të folur e treguar. Kam qenë e interesuar për bregdetin shqiptar dhe është frikë. Para se të kërkojmë llogari te prokurorët dhe gjykatat dhe më pas të shohim si ka ecur historia e çështjes nga gjykata. Nisja duhet filluar nga politika. Njerëzit e përmendur në krim, kanë mbështetje politike, ato i mbështesin dhe i mbajnë afër.

Fabian Zhilla: Sigurisht politika ka forcën e ligjit, parlamentit për të penguar drejtësinë nga format nga më të ndryshme. Unë do të doja të nënvizoja që rrethi i Durrësit, ka grupe kriminale që kanë vlerësuar herët në politikë e madje janë kthyer në personazhe të politikës. Krimi i organizuar në Durrës është modeli i parë që kanë filluar lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Zona e Shijakut ka nisur me tregtimin e heroinës shumë herët. Ne shohim se për një jetëgjatësi 30-vjeçare këtë grupe dalin dhe kanë kontrolle. Të godasësh një prokuror është një nivel tepër e lartë, këtë e sheh vetëm në Palermo. Durrësi s’është qytet i bandave autoktone, por qytet i bandave në të gjithë Shqipërinë. Aty janë vrarë njerëz që i përkisnin bandave nga zona të tjera.

Lindita Çela: Disa e kanë nisur si trafikantë, ndërsa sot janë biznesmenë. Ne nuk kemi deri më sot, dëshmi të të penduarve. Ne të penduarit e drejtësisë i kemi të ulëta, në nivelet fillestare. Mendoj që personat që janë të përfshirë në grupet kriminale kanë shumë njohuri, i dinë lidhjet, e dinë mirë kush janë njerëzit që i përkrahin. Çështja është shumë komplekse, s’mund të themi vetëm për një person. Ne na rezulton që këta persona kanë shumë për të humbur. Personat e përfshirë kanë aktivitete që nisin me ndërtimin, transportin, përfshirjen në resorte turistike.

Fabian Billa: Në dijeninë time ka vetëm një prokurori që është vjedhur 2 herë brenda 1 viti, në vitin 2018, kjo është ajo e Durrësit. Pra, çfarë mendimi mund të ketë shoqëria ku organi që duhet të hetojë krimin grabitet, i vidhen serverat. Kemi mbi 20 punonjës të asaj hipoteke që janë hetuar. Krimi në atë zonë është në nivele të fuqishme. Për të zgjidhur problemin e pronave duhet një dëshirë politike. Kemi Vlorën problematike, Durrësin dhe sa më shumë të zgjatemi, krimi i organizuar është brenda vetes./BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON PRAPASKENAT/ Kryemadhi: Ja ku u takuan Meta dhe Berisha, por jo në emër të LSI-së. Kishte kohë që...
Previous article I DINIT? Ja çfarë ndikon tek ulja e dëshirës seksuale?

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT