Pas pesë seancash gjyqësore të zhvilluara në gjykatën e Durrësit, Bashkim Haxhia,njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në ngjarjen e atentatit me armë ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, është tërhequr nga kërkesa për lirim nga qelia. Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka vendosur të pushojë kërkesën e Haxhisë, i cili hoqi dorë nga kërkesa e parë për revokimin dhe zëvendësimin e “Masës së sigurimit” nga ajo “Arrestit në burg” në “Arrest në shtëpi” ose “Detyrim për tu paraqitur” pranë policisë gjyqësore.
Në fakt Haxhia në atentatin me 43 plumba ka qenë në të njëjtën makinë tip “Range-Rover” me Dervishaj dhe Meçen, ku konsiderohet si palë e dëmtuar dhe dëshmitari kyç për prokurorinë në këtë ngjarje. Por mbajtja me vete e një pistolete pa lejë dhe goditja të 6 plumbave, ka sjellë arrestimin e Bashkim Haxhisë, i cili prej muajit qershor e në vijim, qëndron i izoluar në ambientet e burgut të Durrësit.
Në sulmin me armë të 20 qershorit 2019 në Durrës, Plaurent Dervishaj, Julian Meçen dhe mikun e tyre Bashkim Haxhija, i ka shpëtuar vetëm zoti dhe askush tjetër. Kjo pasi dy persona, që momentalisht ende nuk janë identifikuar nga policia e Durrësit, kanë lëshuar mbi ta, nga një distancë shumë e afërt, plot 43 plumba nga dy kallashnikovë dhe sërish ata, nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund porosinë e marë, ekzekutimin e Plaurent Dervishaj. Të tre personazhet shumë të njohur në Durrës dhe me probleme me drejtësinë Shqiptare, kanë mundur ti shpëtojnë paq një super atentati të mirë organizuar dhe përgatitur në çdo detaj. shprehu angazhimin për të mbështetur procesin e zgjerimit./Shqiptarja.com


