• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ KUJTIM METAJ/ I penduari Tafani : Laert Haxhiu e vrau për inat se ishte mbështetës i Aldo Bares! E qëllova 8 herë, por mbijetoi
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ KUJTIM METAJ/ I penduari Tafani : Laert Haxhiu e vrau për inat se ishte mbështetës i Aldo Bares! E qëllova 8 herë, por mbijetoi

5 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

I penduari i bandës së Laert Haxhiut, Artan Tafani ka dhënë deklarime para hetuesve për një tjetër ngjarje, atë të atentatit ku u plagos shtetasi Kujtim Metaj në Lushnje. Tafani ka rrëfyer se Laert Haxhiu kërkoi vrasjen e këtij personi të cilin e kishte inat, pasi njihej si mbështetës i Aldo Bares. “Laerti kërkoi ta vrisnim sepse nuk duronte dot faktin ta shihte duke lëvizur nëpër Lushnje. Unë e qëllova tetë herë, por ai shpëtoi”, mësohet të jetë shprehur Marjus Tafani.

Ai ka shpjeguar se ekzekutor i ngjarjes ka qenë vetë ai, duke qëlluar plot 8 herë me armë ndaj objektivit, i cili është prekur nga katër plumba, por që ka mbijetuar. Atentati ndaj Kujtim Metës ka ndodhur në prill 2022, ku 44-vjeçari nga fshati Savër ishte duke konsumuar kafen në një nga lokal, kur drejt tij u qëllua tetë herë me armë nga një person me maskë anti Covid dhe kapele. Pas atentatit, autori është larguar me shpejtësi duke arritur ti shpëtojë policisë, pasi u ndihmua nga një person i dytë me automjet. Sipas Artan Tafanit, vëzhgues ka qenë shtetasi Dorian Shurdhi, i cili sipas disa raportimeve, është larguar nga Shqipëria pas ngjarjes dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen në Belgjikë në shtator 2022 pasi është dhunuar nga disa persona.

Shtetasi Kujtim Meta, nuk kishte precedent penalë, por sipas policisë, kishte miqësi me Besmir Hidën, tregtar makinash, i cili ishte vrarë më parë më 1 tetor të vitit 2019 në Lushnje. Viktima e kësaj ngjarje, ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në vitin 2017 në ngjarjen e njohur si ‘masakra e Lushnjes’, për të cilën akuzohen Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Pas arrestimit dhjetë ditë më parë, Artan Tafani është marrë në pyetje tri herë duke dhënë deklarime për krimet e bandës së Laert Haxhiut, ndërsa dje, prokurori i Elbasanit takoi kreun e spak me qëllim kalimin e dosjes në këtë institucion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME ARMË ZJARRI NË MAKINË/ 20-vjeçari tenton t’i ikë policisë, por arrestohet pas aksionit
Previous article "ÇOJE NË SHTËPI DHE DO ZGJOHET"/ Detaje shokuese nga humbja e jetë së 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT