• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ÇIFTIT NË KAMËZ/ Askush nga fqinjët apo familjarët nuk dëgjuan të shtëna. Fillimisht u qëllua… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ ÇIFTIT NË KAMËZ/ Askush nga fqinjët apo familjarët nuk dëgjuan të shtëna. Fillimisht u qëllua… (DETAJET)

9 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Prend e Antoneta Paluca, bashkëshortët që u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës para banesës së tyre në Kamzë të Tiranës, e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Gjendja paraqitej më e rëndë për 51-vjeçarin, i cili ishte qëlluar me një plumb në brinjë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në Spitalin e Traumës, ndërsa e shoqja, 41-vjeçare, paraqitej në gjendje më të stabilizuar, pasi kishte marrë një plumb në këmbë.

Ndërkohë nga të dhënat e grupit hetimor, rezulton se çifti Paluca është plagosur në një atentat të mirorganizuar, për të cilin është përdorur një armë me silenciator, duke qenë se as familjarët dhe as fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së banesës 5-katëshe të familjes Paluca në Kamzë, që mund të ndihmojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes, por edhe identifikimin e atentatorëve. Ndonëse burimet thonë se aktualisht e kanë emrin e një të dyshuari.

ATENTATI

Sipas grupit hetimor, Prend dhe Antoneta Paluca mbetën të plagosur në një pritë para shtëpisë së tyre, që sipas të dhënave kishte si qëllim ekzekutimin e tyre. Të paktën kjo është akuza e ngritur pas ngjarjes, që u klasifikua si vrasje e mbetur në tentativë.

Fillimisht autori ka qëlluar Prend Palucën, i cili ka marrë një plumb në brinjë që ka depërtuar thellë në trup. Ky i fundit iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje më të stabilizuar.

Në arkivat e Policisë së Tiranës, ngjarja e së shtunës rezulton të jetë sulmi i dytë ndaj familjes Paluca me origjinë nga Puka. Tri vite më parë, në pragun e derës së shtëpisë së tyre, që tashmë është e blinduar nga kamerat e sigurisë, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi tritoli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ "Raketa" Roshi firmos marrëveshjen në Turqi me klubin Boluspor, ja detajet e kontratës...
Previous article HISTORIA TRONDITËSE/ 30-vjeçarja rrëfen se si e mashtroi i dashuri: Më dërgoi në Belgjikë, punova prostitutë...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT