• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ÇAPJAS/ “Kemi tre ish-komando në kërkim”, gazetari Hoxha: Qitësi nuk është i zakonshëm…
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ ÇAPJAS/ “Kemi tre ish-komando në kërkim”, gazetari Hoxha: Qitësi nuk është i zakonshëm…

8 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se snajperisti që qëlloi mëngjesin e sotëm në drejtim të Ardian Çapjas nuk është një vrasës i zakonshëm.

Hoxha tha se të qëllosh me snajper nga një largësi aq e madhe kërkon të paktën të kesh bërë praktikë disa herë. Sipas tij në Shqipëri ka 3 ish-pjesëtarë të forcave Komando që janë në kërkim, të aftë për të përdorur mjeshtërisht snajperin.

Artan Hoxha: Zakonisht snajperat nuk qëllojnë më shumë se 1 ose dy herë, kur nuk i afrohesh dot objektivit, zgjedh snajperist për goditje nga larg. Një qitës i zakonshëm e ka të vështirë ta bëjë. Zakonisht qitësat me snajper janë ish pjesëtarë të forcave ushtarake. Që e kanë instiktive atë qitje sepse e kanë bërë me qindra herë në stërvitje. Edhe në këto lloj atentatesh, snajperistët janë qitës jo të zakonshëm. Ky është krimi i organizuar, është shumë përpara aftësive që ka policia.

Aktualisht në Shqipëri, janë zyrtarisht në kërkim 3 ish-pjesëtarë të trupave speciale. Shqipëria nuk ka shumë forca speciale, njerëzit kur dëgjojnë RENEA mendojnë se janë 500 veta. Ata kur ndodh një ngjarje janë vetëm dy grupe që vijnë, ata kemi ne, s’kemi të tjerë.

Objektivi:

Artan Hoxha: Objektivi është shumë i vështirë, Ardian Çapja ruhet, ka njohje pa fund, nga jugu në veri. Është drejtues i një familje që ka një histori të gjatë, në dy dekada rresht ata kanë eleminuar 4 pjesëtarë të forcave të policisë. Atentati i mëparshëm është realizuar me anti-tank. Predha ka një këmishë në majë, dhe po nuk e hoqe ajo nuk shpërthen. Dhe kjo ndodhi ditën. Atentati tjetër më i afërt është që iu studiua banesa fqinjëve të Çapjave, dhe u pa që njëri nga fqinjët përdorte një makinë Mercedes ML, gjetën një makinë të njëjtë, e imituan dhe thuajse e klonuan makinën. Dhe në momentin që do të bëhej goditja, është problemi që autorët që dyshohet se ishin nga veriu i Shqipërisë, dhe ish pjesëtar i forcave komando, të paktën qitësi. Është thjeshtë seria e radhës, do të vazhdojë. Gjëja që më shqetëson është që në momentin që ata prisnin të dilte Çapja, duke u maskuar si makina e fqinjit, kishin bërë vetëm një gabim, nuk kishin llogaritur që aty kishte një servis, dhe punonjësi i servisit veproi shpejt dhe qëlloi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO PAS COVID-19/ Mbappe mbetet më i shtrenjti , ja çmimi
Previous article E DINIT? Ja nga cili qytet e ka origjinën Rudina Magjistari

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT