Gazetari investigativ Artan Hoxha tregon detaje nga mënyra e kryerjes së atentatit me snajper ndaj Ardian Çapjas.
Hoxha tha se snajperisti ka qëlluar nga brenda makinës, rreth 250 metra larg objektivit, i pozicionuar në një kodër. Autori kishte ulur dy sediljet e para të mjetit dhe kishte instaluar snajperin brenda makiës, çka e ka ndihmuar edhe për nga mënyra e stabilizmit të shënjestrës.
“Tashmë është e provuar që qitja, ose atentati është realizuar nga një snajper që ka qenë brenda makinës. Makina ka qenë në kodër dhe snajperisti ka ulur dy sediljet e pasme të makinës, e ka bërë atë si një lloj maskimi, se duke qenë me xhama të errët nuk tërheq shumë vëmendje. Stativi, këmbaleci i snajperit është gjetur në pjesën e pasme të makinës. Ka qenë dhe më komode për snajperistin. Ky është atentat që, snajperi nuk ka ardhur aty për çerek ore, është shtrirë brenda makinës dhe ka pritur. Nga ana tjetër autorët kanë ditur me saktësi lëvizjet që do të përshkonte. Dyshimi vazhdon të jetë që atentati është një kooperim. Pra që kemi financim, organizim jo vetëm nga një grup, por nga disa grupe. Ekzekutorët nuk është e thënë të jenë vendalinj. Nuk është kollaj që t’i afrohesh Çapjave nga vendi ku është bërë qitja,” tha Hoxha në emisionin “Byro Politike”.


