Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për thirrjen dhe pyetjen si dëshmitar të ish-deputetit Halit Valteri në procesin gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës.
Dy të pandehurit akuzohen për përfshirje në atentatin e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, ku objektiv i sulmit ishte ish-prokurori Arjan Ndoj.
Nga atentati humbi jetën Andi Maloku, i cili drejtonte automjetin, ndërsa Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur.


