• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ALEKSANDËR SADIKAJ/ Hetuesit hedhin në letër intinerarin e lëvizjes së makinës. Dyshimet se autorët çuan mesazh
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ ALEKSANDËR SADIKAJ/ Hetuesit hedhin në letër intinerarin e lëvizjes së makinës. Dyshimet se autorët çuan mesazh

14 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Akti mafioz që i mori jetën 27-vjeçarit nga Berati, që jetonte në Memaliaj dhe banonte në Tiranë, ka mobilizuar hetuesit më të mirë të krimeve për të hedhur dritë jo vetëm ndaj mekanizmit, por edhe mesazheve që u përçuan me atë vrasje.

Ekspertët kanë nxituar duke u përpjekur të dokumentojnë dëshmi të shpejta, për të mos u lejuar të njohurve dhe familjarëve të viktimës t’i shmangen rrëfimit, ndërkohë që përgjatë 24 orëve të fundit janë përpjekur të hedhin në letër itinerarin e lëvizjes së shënjestrës së sulmit, Aleksandër Sadikaj.

E shkuara e tij, jeta luksoze, të jetuarit mes disa vendeve, përfshirë edhe Greqinë, gjetja e një morie sendesh në banesën ku ai qëndronte në Tiranë, bashkë me një vajzë që ka pretenduar se është e dashura e tij prej tri vitesh, ka bërë që grupi hetimor të shkojë përtej thjesht një eliminimi fizik të Sadikajt.

Duke analizuar një mori komponentësh të atij akti makabër, ku i riu u hodh në erë në sy të qindra kalimtarëve dhe në mes të ditës. Grupi hetimor po verifikon nëse bëhet fjalë që me vrasjen e tij të dhunshme autorët të kenë tentuar të çojnë mesazh te persona të tjerë me të cilët viktima mund të ishte i lidhur, i mbrojtur apo edhe që mund të ketë bashkëpunuar.

DËSHMITË

Prokuroria ka mundur të marrë disa dëshmi të njerëzve të njohur të viktimës, të cilët kanë pasur kontakt të përditshëm me Sadikajn. Gjatë rrëfimit, është mësuar se i riu jepte para me fajde, se mjetin e kishte të blerë, po që nuk ishte kaluar ende në pronësinë e tij, se një shok i tij i kishte borxh një sasi të madhe parash dhe që kishte kohë që nuk ia jepte, se nuk kishte ku t’i merrte, se Aleksandri kishte qenë në burg në Greqi, se ai kishte pasur një sherr edhe në Memaliaj, se në shtëpi mbante edhe antiplumb dhe armë, se ditën e ekzekutimit ai kishte lënë të drekonte me të dashurën në Tiranë, por që nuk i dihet se për ku ishte nisur.

Po ashtu është mësuar se ai kishte vërejtur se në mjetin e tij ishte edhe një ndërhyrje në pjesën e kofanos, por që nuk ia kishte vënë veshin, por e kishte mbyllur vetë. Policia ka dyshime se bomba ka qenë e vënë që natën përpara, por mbase autorët nuk kanë dashur të dëmtojnë vajzën që ka qenë me të, duke e pritur deri në momentin që ai të ishte i vetëm. Por prokuroria dhe ekspertët, veç së shkuarës së tij, mësohet se po hetojnë edhe familjarët dhe miqtë e afërt për të verifikuar nëse ekzistojnë dyshime që krimi i rëndë të ketë shkaqe që janë jashtë Sadikajt, por që goditën pikërisht të riun.

HETIMI

Sipas të dhënave, shpërthimi në makinën ku udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është aktivizuar me telekomandë në distancë dhe jo me telefon celular. Kështu sugjerojnë provat e gjetura në vendin e ngjarjes nga grupi i hetimit dhe ka dyshime se autorët e kanë vëzhguar viktimën deri në momentin e atentatit në Sauk. Nga ana tjetër, dyshohet se shmangia e përdorimit të aparateve celulare është bërë për të shmangur zbardhjen e ngjarjes, 11 qershor 2022. Nga verifikimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është bërë e mundur zbardhja e itinerarit të viktimës ditën e ngjarjes.

Të premten ai ka qëndruar në lokalin që administronte në rrugën “Irfan Tomini” deri pas mesnate. Më pas ai është larguar drejt banesës në zonën e Saukut. Shtëpia e tij është kontrolluar nga Policia dhe aty janë gjetur jelek antiplumb, municion luftarak dhe një sasi lëndësh narkotike. Ndërkohë që familjarët nuk kanë deklaruar shumë mbi aktivitetin e Sadikajt në dëshminë e tyre në Polici. Makina me të cilën ai lëvizte ishte në emër të një tjetër personi, bëhet me dije se ai e kishte blerë para 5 muajsh, por nuk e kishte kaluar në pronësi të tij.

Ndërkohë, sa i përket armës së gjetur, Policia po përpiqet që ta analizojë, sepse ajo ka pësuar dëmtime të shumta. Ndërkaq, pista kryesore e hetimit lidhet me atentatin e tij, brenda dhe jashtë vendit, pasi në Greqia dyshohet se ka kryer një vrasje, ndërsa në Shqipëri një sherr me thika në qytetin e Sarandës. Por konflikti ka ndodhur disa vite më parë dhe në fakt, Prokuroria dhe Policia, në verifikimet paraprake, nuk kanë mundur të shquajnë asnjë lidhje mes dy ngjarjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA QENË NJË NGA DITËT MË TË ZEZA PËR MUA..."/ Gjylameti: Është fatalitet që një njeri që ka ikur nga politika me vija të zeza të rikthehet
Previous article SHERRI NË BERAT/ 44-vjeçari plagos një person, policia jep detajet

s.autor

Postime të ngjashme

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT