• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI/ Murati vulosi pasaportën në kufi me “arrest shtëpie”! Zbulohen dëshmitë e të plagosurve
Home
Breaking News

ATENTATI/ Murati vulosi pasaportën në kufi me “arrest shtëpie”! Zbulohen dëshmitë e të plagosurve

14 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fatjon Murati nuk e theu masën e arrestit shtëpiak të vendosur nga Gjykata e Tiranës vetëm ditën para sulmit mbi lokal. Klan News ka mësuar se në raportin e ngjarjes që Policia e Tiranës i ka kaluar Prokurorisë ka një të dhënë tjetër. Aty thuhet se 32 vjeçari ka kaluar kufirin e Shqipërisë në datën 19 Janar të këtij viti. Madje duke e vulosur pasaportën e tij. Ky fakt është konfirmuar nga sistemi TIMS.

Nuk ka një të dhënë të dytë se kur ai është rikthyer në Shqipëri. Por, besohet se ajo duhet të ketë ndodhur para datës kur oficeret e policisë bënin si zakonisht konfirmimin për zbatimin e masës së sigurisë.

Sakaq, në raport lexohet se në lokal në momentin e sulmit kanë qenë 9 persona duke përfshirë edhe mbesën 10 vjeçare të viktimës Mimoza Paja. Kjo e fundit në momentin e goditjes ka qenë në këmbë dhe ka marrë një plumb pas shpine në brinjë.

Sipas dëshmive të të pranishmëve në lokal, policia ka mësuar se vëllai i Fatjon Muratit, Ervisi ka qenë duke qëndruar në këmbë së bashku me kushëririn e tij duke ndjekur ndeshjen Juventus Sampdoria. Xhaxhai i tij i ulur në tavolinë me një nipin e tij dhe tre personat e tjerë në dy tavolina më tej.

Të gjithë dëshmitarët mohojnë të kenë parë autorët dhe theksojnë se kanë dëgjuar vetëm zhurmën e plumbave dhe janë përpjekur menjëherë t’u shpëtojnë atyre. Ervis Murati, shënjestra e mundshme e sulmit, ka deklaruar:

“Jam ngritur në këmbë pasi të shtënat kanë mbaruar dhe nuk kam kuptuar kush janë autorët. Mimoza ishte e rrëzuar në tokë e mbuluar me gjak dhe aty kam kuptuar se kishte ndërruar jetë. Kam hipur xhaxhain Shehatin në makinën e Ervinit dhe e kam dërguar në spitalin ushtarak pasi kishte një dëmtim pas koke dhe në shpatull. Pasi kam lënë xhaxhain në spital jam kthyer te vendi i ngjarjes, pra tek lokali dhe kam parë se kishte ardhur policia.”

Edhe të plagosurit e tjerë deklarojnë se kanë gjetur mjete të rastit për t’iu drejtuar Spitalit të Traumës.  Nga verifikimi i të gjitha kamerave të sigurisë që përshkruajnë rrugën nga lokali deri në vendin ku u gjet automjeti i djegur i autorëve, hetuesit kanë arritur të zbulojne itinerarin e tyre.

Makina “BMW” është  parë nga një kamera në rrugën e Rinasit duke ecur në drejtim të kryeqytetit dhe më tej pas 30 minutash është parë sërish në këtë pikë në kthim.

Nga verifikimet paraprake hetuesit kanë arritur në përfundimin se shkak për sulmin në lokalin në pronësi të vëllezërve, Fatjon, Ylli, dhe Ervis Murati është hakmarrja, në vazhdën e ngjarjeve të tjera kriminale ku ka patur të dëmtuar dhe viktima, në qytetet si Tiranë, Lezhë, dhe Laç.

Ekspertët e krimeve gjatë dy ditëve kontroll në lokal kanë arritur të sekuestrojnë 23 gëzhoja që janë shtënë nga armët e agresorëve. Armët e zjarrit janë dërguar në laborator për të parë nëse ka gjurmë të autorëve që mund të ndihmojë policinë në identifikimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHIRONI TË HUMBISNI PESHË PA DIETA DRASTIKE? Këto janë disa truke që duhet t'i bëni çdo mëngjes
Previous article SKEMA E ATENTATIT NË DON BOSKO/ Autorët erdhën nga shinat e trenit, kishin dijeni për kamerën…

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT