• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI ME DY VIKTIMA NË RINAS/ Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI ME DY VIKTIMA NË RINAS/ Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

13 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK do të marrë në dorë hetimet për atentatin e bujshëm pranë aeroportit të Rinasit, më 11 nëntor 2025.

Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar kompetencat Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion pasi ngjarja është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Tanimë do të hidhet shorti që të përcaktohet prokurori që do merret me çështjen.

Kujtojmë se prej atentatit mafioz, mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri. Ky i fundit drejtonte makinën me të cilën lëvizte Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë në vend nga breshëria e plumbave të armëve të zjarrit.

Pamjet e atentatit, momenti kur autorët i zënë ‘pritë’ Benz-it:

Shaljani i cili rezultoi se ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërroi jetë në spital, disa ditë pas atentatit.

Aq shumë u qëllua në drejtim të makinës ku ndodheshin ata, sa plumbat dëmtuan edhe një hotel që ndodhej aty pranë.

Ndonëse mbeti viktimë e atentatit, Muçi Shaljani nuk ishte objektivi i vrasësve. Hetuesit dyshojnë se shënjestër ishte miku i tij, Gilmando Dani, me të cilin 40-vjeçari u qëllua sapo u kthyen nga një vizitë disa ditore në Barcelonë

Theksojmë se Policia ende nuk ka të dhëna për autorët e vrasjes, teksa verifikimet i ka shtrirë edhe në Spanjë, ku dy viktimat ishin para ekzekutimit.

Informacion është kërkuar edhe nga autoritetet greke, nga ku rezultoi se ishte vjedhur makina tip Toyota e 4 autorëve, së bashku me targat, të cilat u dogjën në fshatin Halil pas ngjarjes.

Rreth 5 kilometra nga ky vend, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh në banesën e Ylli Zallës nga Fushë-Kruja. Ndonëse ky i fundit po hetohet nëse ka lidhje me atentatin, burime pranë policisë dhe prokurorisë i komunikuan TV Klan më herët, se nuk ka deri më tani asnjë provë që implikon 48-vjeçarin në vrasjen e Gilmando Danit dhe mikut të tij, Muçi Shaljani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BISEDAT VULGARE, MODELE DHE PËLHURAT E SHTRENJTA"/ Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin
Previous article GRABITJA E BANKËS/ Rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT