• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI ME DY PLUMBA ISH MËSUESIT/ Pistat e HETIMIT nga vrasja tek trafiku i drogës
Home
Breaking News

ATENTATI ME DY PLUMBA ISH MËSUESIT/ Pistat e HETIMIT nga vrasja tek trafiku i drogës

1 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentat ish-mësuesit, plagoset me dy plumba pistolete. Eljus Thartori u qëllua me armë zjarri në banesën e tij, në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë.

36-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte rikthyer në Shqipëri, pasi ka jetuar për disa kohë në Itali. Thartori, sipas Policisë, është qëlluar nga persona të panjohur, pasi e kanë futur në kurth.

Kjo sepse autorët fillimisht kanë hedhur një lëndë plasëse në katin e dytë të shtëpisë private të tij. Pasi ka dalë për të parë se çfarë po ndodhte, ndaj Thartorit u qëllua disa herë me pistoletë.

Nga plumbat, 36-vjeçari mësohet se ka marrë dy plagë të rënda. Për këtë arsye, pasi u dërgua për ndihmë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ka shfaqur komplikacione pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe për këtë arsye është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

DËSHMIA

Përveç plagëve me armë zjarri, Eljus Thartori ka dhe plagë të shkaktuara nga djegia. Në momentin e parë që hetuesit i kanë marrë dëshmi, 36-vjeçari ka deklaruar se i ka shpërthyer celulari që mbante në dorë. Kjo është e vetmja deklaratë që ka dhënë, ndërsa pritet që të shihet gjendja e tij shëndetësore, për t’u rimarrë sërish në pyetje. Ndërkohë, nga Policia konfirmohet se ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që Thartori kishte në banesën e tij. Por veç pamjeve të marra nga këto kamera sigurie, mësohet se Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në ambiente rreth zonës, ku edhe ndodhi ngjarja, për të parë lëvizjet e autorit.

Aktualisht nga Policia konfirmohet se deri më tani janë shoqëruar 10 persona. Bëhet fjalë për banorë të zonë dhe të afërm të të plagosurit, që mund të kenë dijeni mbi atë që ka ndodhur apo që mund të japin informacion të vlefshëm për grupin hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes.

HETIMET

Eljus Thartori është një emër i njohur për Policinë e Vlorës. 36-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasje të kryer në vitin 2007 në qytetin e Durrësit. Për këtë krim, ai është dënuar me 10 vite burg dhe ka rifituar lirinë pasi ka kryer ¾ e këtij dënimi. Pas daljes nga burgu, 36-vjeçari arriti që të punësohej si mësues i edukimit fizik në shkollën 9- vjeçare në Vlorë “Teli Ndini”, pavarësisht se kjo gjë nuk i lejohej me ligj. Shkarkimi i tij erdhi në vitin 2017, pas denoncimit në një emision investigativ.

Ndërkohë, pas shkarkimit si mësues, Ejlus Thartori mësohet se është larguar jashtë Shqipërisë. Nisur nga këto fakte, pista kryesore që po heton Policia lidhet pikërisht me të kaluarën e 36- vjeçarit. Nisur nga vrasja e kryer, grupi hetimor po heton nëse kemi të bëjmë me një hakmarrje që çoi në plagosjen e 36-vjeçarit.

Mësohet se Thartori aktualisht jetonte i vetëm në banesë, sipas Policisë, ndërsa autorët dyshohet se i janë vënë prej kohësh në ndjekje. Një tjetër pistë, por më pak e mundshme, lidhet me aktivitetin që mund të ketë kryer jashtë vendit.

Përfshirja në ndonjë tjetër ngjarje gjatë kësaj kohe është një tjetër pistë hetimi për Policinë, e cila aktualisht ka ngritur një grup hetimor, që po këqyr të gjitha të dhënat e marra në ditën e ngjarjes, por dhe nga kamerat e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HUMBJES ME PARTIZANIN/ Flet trajneri Sadedini: Nuk kemi një objektiv real, shpresoj të...
Previous article "MEZI PRES..."/ Njihuni me Elsa Hastad, ambasadoren e re të Suedisë në Tiranë

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT