Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Arrest me burg” për Mario Meshini si i akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e Devi Kasmit që ndodhi para një jave në kryeqytet.
Meshini eshte personi qe i shkroi i fundit sms Kasmit, duke e bere qe te zbritse nga shtepia baze tek rrugica per tu takuar te dy, gje qe ndodhi ne momentin kur killeri grek me pagese, u afrua dhe e ekezutoi.
Meshini njihej prej disa muajsh me Kasmin per shkak te frekuentimit te palestres se tij.
Dyshimet u rriten kur Meshini megjithese deshmitar okular i vrasjes, nuk qendroi ne vendngjarje dhe as shkoi te denoncoje ne polici, por u largua me nje motorr dhe me pas perfundoi per darke me miqte.
Kjo ka ngritur dyshimet se Meshini ka luajtur rolin e “tradhetarit” duke futur ne kurth per tia nxjerre Devi Kasmin ne prite, ekzekutorit grek.
Të njëtën masë si per meshinin Gjykata ka vendosur edhe për të dyshuarin si ekzekutorin e atentatit Mafioz Efthymiou Efthymious.
Por të dy të dyshuarit ndodhen në paraburguime të ndryshme.
Mesohet se njeri do te qendroje ne burgun 313 te Tiranes ndersa tjetri ne burgun 302 ne rrugen Mine Peza ne Tirane.
Gjykata e Tiranës ka dhënë urdhër të prerë: TE MOS KENE ASNJE KONTAKT.
Pritet të mbërrijë në Tiranë avokati grek i Efthymious.
AlpeNews.al


