Mbrëmjen e 29 janarit (18:40), një atentat mafioz tronditi kryeqytetin e Tiranës. Informacionet e para ishin se 41 vjeçari Devi Kasmi ishte qëlluar me 5 plumba dhe ishte lënë në mes të rrugës.
Menjëherë pas këtyre informacioneve, u bë një lidhje direkte me bandat e “vjetra” të Tiranës, më saktë me atë të “Djemve të rrugës Bardhyl”.
Kjo për shkak pasi emri I Kasmit, rezultonte të ishte Dëfrim dhe jo Devi, gjë që të dërgonte menjëherë prapa në kohë në vrasjen e Franc Konomit.
Ky I fundit, ishte një nga anëtarët dhe krerët e bandës, që njëkohësisht kishte miqësi me Domart Konjarin.
Konjari dhe Dëfrim Kasmi të dy ishin miq të ngushtë dhe mësohet se operonin me trafikun e drogës jashtë vendit. Më saktë, Domart Konjari në Francë dhe Dëfrim Kasmi në Spanjë.
Por, kur Franc Konomi vritet në 2010, Konjari akuzon Kasmin se e kishte bërë aid he fill pas kësaj nis dhe një armiqësi, ndoshta vdekjeprurëse.
Thënë kjo pasi gjatë viteve, të dy së bashku me bandat e tyre kanë tentuar të vrasin njëri tjetrin por nuk ka rezultuar fatale.
Për këtë shkak, Domart Konjari, I ndodhur në arrati, për dy ditë rresht u akuzua si vrasësi kryesor I Dëfrim Kasmit.
Por dy ditë pas ngjarjes, me policinë që ishte vënë në gadishmëri si rrallëherë më parë, ministry I brendshem Xhafaj deklaron live në studio se ishte kapur një nga bashkëpunëtorët, që siç rezultoi më vonë ishte Mario Meshini.
Meshini u shpreh se ai dhe Dëfrimi ishin shumë shok pasi frekuentonin të njëjtën palestër. Gjithashtu shtoi se natën e vrasjes, Mario I kishte dërguar mesazh duke I thënë të zbriste poshtë. Dëfrimi kishte dalë, ishte qëlluar dhe Mario e kishte parë ngjarjen edhe autorin por nuk kishte arritur të dallonte gjë përvec mjekrës dhe kapucit.
Një ditë më vonë, dëshmia e Marios bie pasi mësohet se Dëfrim nuk banonte aty, sic tha Mario se po zbriste.
Por, pas mesazhit kishte ardhur në vendngjarje pasi nuk kishte qënë fare në shtëpi.
Sot, në konferencën për shtyp, drejtori I policisë Tiranë, Ardi Veliu bëri deklaratën e bujshme ku më në fund duket se u sqarua dinamika e ngjarjes pas shumë konkludimeve.
Bëhet fjalë për Eftimius Eftimius, greku që eshte vrasesi me pagesë i Devi Kasmit.
Siç edhe e shohim, nuk duket shumë larg pershkrimit të Mario Meshinit.
Bashkepunetoret e tij shqiptarë kanë qene vellezerit Hoxhallari dhe Elton Halipaj te cilet kishin pergatitur infrastrukturen, kishin gjetur mjetet dhe kishin vene ne dispozicion nje vile ne periferi te Tiranes që ka sherbyer si bazë per realizimin e operacionit dhe per strehim.
Ne te jane gjetur nje arsenal i tere armesh nga me te ndryshmet dhe te sofistikuara.
Vrasesi me pagese grek, ka deklaruar se ka qene pjesetar i forcave speciale helene nga viti 1992 deri ne vitin 2012 per 20 vjet me radhe.
Mesohet se e kishin perjashtuar nga kjo njesi, per shkak se eshte gjetur i implikuar ne trafikun nderkombetar te droges.
Ne momentin e arrestimit mesohet se i jane gjetur me vete nje sasi e konsiderueshme eurosh dhe parashe shqiptare, te cilat besohet se i ka perfituar si shperblim per atentatin e realizuar ndaj Devi Kasmit ne Tirane.
Te arrestuar janë:
1.- Eftimius Eftimius, vrasesi grek me pagese, ish pjesetari i forcave speciale helene qe kishte ardhur ne Shqiperi, posacerisht per realizimin e ketij atentati.
2.- Elton Halipaj, i konsideruar si personi qe kishte siguruar mjetet e atentatit.
3.- Malvin Dinellari, i cili kishte siguruar mjetet e vrasjes.
4.- Elton Hoxhallari, i cili ka qene ndihmes ne sigurimin e mjeteve te atentatit.
Në kërkim janë shpallur:
AUREL HOXHALLARI, i konsideruar si organizatori i atentatit, nje personazh i njohur edhe me pare nga policia per shkak te aktivitetit te tij kriminal.
Gjykata vendosi po sot masen e sigurise arrest me burg per:
MARIO MESHINI, i cili akuzohet si personi qe nxorri ne prite Devi Kasmin. Ishte nje person qe njihej prej 7 muajsh me viktimen per shkak se ishin “cuna palestre” dhe me ane te nje mesazhi e ka nxjerri nga banesa ne momentin e atentatit, kur edhe eshte qelluar me 5 plumba pistolete nga vrasesi grek me pagese Eftimius Eftimius, ish pjesetar i forcave speciale greke.
Devi Kasmi nje jave perpara se te vritej, ka patur ndjesine se po perndiqej dhe se rreth tij, dicka po levizte ne menyre te dyshimte.
Mesohet gjithashtu se Devi Kasmi, ka patur nje perplasje ne formen e nje debati verbal, me ekzekutorin e tij grek Eftimius Eftimius, ku mesa duket ky I fundit ia doli ta “mundte”.
Përgatiti: B.Xhanija
AlpeNews.al









