• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI I TAULLAUT/ Artan Hoxha jep DETAJE: Vrasës me pagesë. S’i afroheshin dot më afër se ishte i shoqëruar
Home
Breaking News

ATENTATI I TAULLAUT/ Artan Hoxha jep DETAJE: Vrasës me pagesë. S’i afroheshin dot më afër se ishte i shoqëruar

29 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak ditë pas atentatit që iu bë biznesmenit Saimir Taullau jashtë lokalit të tij në Lushnje, gazetari investigativ , Artan Hoxha ka thënë se këto ngjarje lidhen me prishjen e pazareve të drogës. Hoxha ka zbuluar se kjo ngjarje vjen pasi në Lushnje kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, përfshirë këtu edhe vrasjen e Xhulio Shkurtit.

“Lushnja u ekspozua në 2017, ku u eksekutua Xhulio Shkurti. Fatmirësisht në këtë ngjarje ka patur vetëm të plagosur. U identifikuan autorët por nuk u arrestua njeri. Bilanci ishte tragjik. Humbi jetën Zamir Latifi dhe një tjetër, ishin totalisht të pafajshëm. Të dyshuarit janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Kanë qenë në burg për vrasje dhe rrëmbim personi. Problematikat e hetimit janë të tilla, janë siguruar pamje të bizneseve, por nuk është identifikuar njeri. Autorët janë financuar nga një grup biznesmenësh, janë kontraktuar për ngjarje që ndikojnë në situatën në Lushnje. Kontrollin e merr i njëjti grup personash që ka kryer atentate edhe në Fier e Vlorë, po ashtu në Shijak dhe Vlorë.”-u shpreh Hoxha.

Gazetari ka thënë se autorët që donin të vrisnin Taullaun nuk iu afruan dot nga afër pasi biznesmeni ka qendruar i mbrojtur nga persona të tjerë që e shoqërojnë, por edhe sepse në lokalin e tij ka patur kamera.

Mosreagimi dhe moskapja e tyre ka bërë që pala tjetër, në pamundësi për të goditur autorët, godet ata që dyshojnë se janë pas tyre. Kësaj here ka qenë objektivi Saimir Taullau. Për shkak të dyshimeve se një krah është kapur, kjo ka bërë që ata të jenë të paprekshëm. I vëllai i tij u vra në 2005. Vrasja kishte autor Leonard Priftin që u vra në vend. Kur po festohej fitorja e PD, Prifti ekzekuton Baki Taullaun dhe pas tij u vra dhe ai. Situata në Lushnje ka lidhje me bandat narkotike. Kemi një situatë të re në atë qytet. Më bën habi si iu afruan biznesit, se ruhet nga njerëz dhe kamera. Ai e di shumë mirë se mund të jetë objektiv i ngjarjeve që mund të vijojnë. Palët kanë dashur t’a zgjidhin vetë. Dyshohet se autorët janë persona të kontraktuar, e kanë patur shumë të vështirë që t’i afroheshin për të patur “sukses”, pasi mund të hasnin në reagimin e personave q mbrojnë Taullaun. Ngjarjet përsëriten në mënyrë periodike.

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se në Lushnje ka një treg të fortë ku zhvillohet trafiku i heroinës dhe kokainës. Ai theksoi se nëse nuk do të ndërhyhet të tjera ngjarje kriminale do të ndodhin në këtë qytet.

“Kemi viktima, dhe atentate. Do kemi këtë bilanc. Fatmirësisht, Taullau shpëtoi. Goditjet kanë qenë gjithmonë nga njëra palë, sot është goditja e parë nga pala tjetër. Nëse nuk ndërhyhet do kemi zhvillime. S’është e lehtë të zgjidhet, por as e pamundur. Është vijimësi e atyre që kanë ndodhur më herët në Lushnje. Trafiku i heroinës dhe kokainës investohet aty. Po të shohësh në këtë histori hetimi ka ngelur kush fshihet pas atentateve.”-tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI DOLI ME TANGA NË KUVEND/ Deputetja seksi zbulon sekretin e formave bombastike: Jam e bukur sepse...(FOTO)
Previous article PLAS TEK INTERI/ Babai "yllit" ZIKALTËR shpërthen kundër Spallettit: Do marrësh FUND po...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT