Avokati Genc Gjokutaj, është shprehur se janë disa zona të Tiranës, që policia nuk i ka nën kontroll.
Sipas Gjokutajt, në këto zona të Tiranës, Fresku, komuna e Parisit dhe Don Bosko policia nuk e ka idenë se çfarë ndodh.
“Janë tre pika në Tiranë që policia nuk i ka nën kontroll, nuk e ka idenë se çfarë ndodh aty.
Është Fresku, komuna e Parisit dhe Don Bosko.
Janë tre pika që policia nuk e ka idenë se çfarë bëhet. Nuk ka adresa, nuk ka asgjë. 5 mln euro pasuri e bllokuar dhe policia nuk bën asgjë.
Tjetri mund të jetë autor vrasjes, dhe tjetri ndalohet për armë mbajtje pa leje, dhe ngrihet gjykata që thotë kjo armë nuk ka kryer vrasje. Dhe është armë në brez. Një person që mban armë në publik, del me armë, ai ka një hall, duhet të hetuar. Ja ku e ke rastin”, shprehet Gjokutaj.


