Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari, në studion e ‘RepolitiX’, ka folur për dosjet e gjetura në makinën e prokurorit Ndoja, duke thënë se ligji i ndalon atij që të marrë dosjet me vete, jashtë zyrës së punës.
“Një prokuror nuk mund të qëndrojë në makinë me persona me precedentë penalë.
I gjithë shteti ju nënshtrua një djali të ri nga Durrësi. Ndoja e di shumë mirë kush është ai, e di unë që jam qytetar i thjeshtë, si nuk e di ai. Dhe ndalohet marrja e dosjes me vetë në shtëpi, dosja rri në zyrë, në kasafortë, shkon dhe punon jashtë orarit. Dhe kjo tjetra që ka studio ligjore, kjo është shkelje e hapur e ligjit. Shkelje flagrante e ligjit”, u shpreh Mit’hat Havari.


