Dy ditë më parë Vlora u trondit nga një atentat ndaj biznesmenit Agron Alushi. Këtij të fundit i kishin vendosur tritol në makinën e cila shpërtheu në ecje. Fatmirësist, biznesmeni i ndërtimit nuk u lëndua.
Dyshimet e para janë se autorët kanë dashur ta frikësonin, dhe se e kanë bërë prej konkurencës. Rastet ku biznesmëve i kanë vendosur tritol në makinë “sa për ti trembur”, nuk janë të pakta teksa kujtojmë atë të fillim vitit po në Vlorë.
Megjithatë, duket sikur biznesmenët makinat e të cilëve janë dëmtuar plotësisht e kanë shpëtuar për fat, deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri.
Policia nga ana tjetër, duket se një nga pistat me të forta ka pikërisht konfliktet, veçanërisht ato të konkurencës.
Çfarë ndodhi dy ditë më parë në Vlorë:
Policia e Vlorës ka shoqëruar 12 persona deri më tani për atentatin e ndodhur dy ditë më parë ndaj biznesmenit 48- vjeçar Agron Alushi.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, makina e tij shpërtheu në ecje, pasi u aktivizua në mënyrë të telekomanduar një sasi lënde eksplozive e llojit tritol. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se sasia e lëndës së aktivizuar nuk ka qenë e madhe, por gjithsesi kjo nuk është përcaktuese nëse autorët kanë dashur ta eliminojnë biznesmenin Alushi apo vetëm sa ta kërcënojnë atë.
Biznesmenit të ndërtimit në Tiranë i vendosit tritol në bagazhin e makinës
Një makinë ka shpërthyer pasi i ishte vendosur një sasi eksplozivi. Makina është në pronësi të një biznesmeni ndërtimi, të quajtur Armando Ceka. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.
Lënda plasëse ishte vendosur në bagazhin e makinës tip Volvo. Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët dhe mësohet se është dëgjuar deri në zonën e Medresesë. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një tjetër automjet që ndodhej aty pranë, si dhe janë thyer xhamat e një biznesi.
Biznesmenit të ndërtimit në Vlorë i vendosin tritol tek makina luksoze
Në prill të këtij viti një sasi e madhe tritoli iu vu makinës luksoze të biznesmenit të ndërtimit, duke i shkaterruar automjeti “Audi Q7”. Ngjarja me lëndë plasëse ndodhi në lagjen “1 Maji”, në afërsi të pyllit të Sodës në Vlorë.
Automjeti tip “Audi Q7” me targa AA 008 RX, u dëmtua në pjesën e motorit dhe është përfshirë nga flakët. Ndërsa dy automjetet e tjera që kanë qenë parkuar pranë kësaj makine, kanë marrë dëmtime gjithashtu. Pronari i mjetit, 38-vjeçari Shehu, me origjinë nga Gjirokastra, mësohet se është biznesmen në fushën e ndërtimit.
/AlpeNews.al




