Të shtëna me armë zjarri në Kryeqytet. Në zonën e Astirit në Tiranë sipas të dhënave te para dyshohet se është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti. Nuk dihet nëse ka te dëmtuar apo viktima.
Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën verifikime.Dëshmitarë okularë kanë bërë me dije se 2 persona janë ndodhur brenda në makinë dhe kanë mbetur të vdekur . Ende asnjë informacion zyrtar nga policia.


