• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATENTAT NDAJ DY LIGJVËNËSVE DEMOKRATË NË SHBA/ Vritet përfaqësuesja Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj, plagoset rëndë një tjetër senator
Home
Nderkombetare

ATENTAT NDAJ DY LIGJVËNËSVE DEMOKRATË NË SHBA/ Vritet përfaqësuesja Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj, plagoset rëndë një tjetër senator

14 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Dy ligjvënës demokratë të shtetit të Minnesotës janë bërë shënjestër e një atentati të armatosur në shtëpitë e tyre përkatëse në SHBA.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën përfaqësuesja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Melissa Hortman, si dhe bashkëshorti i saj, Mark Hortman.

Lajmin e konfirmoi vetë guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp të mbajtur mëngjesin e së shtunës.

“Kjo duket qartësisht si një vrasje politike e qëllimshme. Një akt i dhunshëm që synon destabilizimin përmes terrorit,” deklaroi ai me një ton të ashpër dhe të prekur emocionalisht.

Sipas autoriteteve, një tjetër objektiv i sulmeve ka qenë edhe senatori i shtetit, John Hoffman, po ashtu pjesë e Partisë Demokrate-Fermere-Punëtore.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Yvette, janë qëlluar disa herë me armë në banesën e tyre në qytetin Champlin. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Guvernatori Walz tha se shpreson që ata të mbijetojnë, duke shtuar se janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Të shtënat ndodhën në zonat Champlin dhe Brooklyn Park, dy qytete të afërta me njëri-tjetrin, që ndodhen në rrethinat e Minneapolisit. Policia lokale dhe shërbimet emergjente kanë vendosur masa sigurie të forta në zonë dhe një perimetër të izoluar në një rreze prej afro 5 kilometrash nga vendngjarja.

Zyrtarët kanë lëshuar urdhër për qëndrim në shtëpi për banorët dhe u kanë bërë thirrje të mos hapin derën për askënd, përveç nëse paraqiten dy oficerë policie së bashku. Dyshohet se autori mund të jetë duke u shtirur si oficer policie dhe është ende në arrati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA SËRISH NË QENDËR..."/ Rama: Të hënën në Tiranë mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore
Previous article MBI 1 KG DROGË TË FSHEHUR NË MAKINË/ Policia italiane arreston 49-vjeçarin shqiptar. Sekuestrohen mijëra euro të gjetur në banesë

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT