Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Gazetarja Doriana Bezat raporton për BalkanWeb se dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.
Raportohet për një person të vrarë, rreth 35-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Fillimisht policia ka dyshuar se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë. Por teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.


