Një atentat më armë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makinë ku udhëtonin dy vëllezër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e pazarit, dhe mësohet se nuk persona të lënduar.
Njoftimi i policisë
Një atentat me armë ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 10:20, në rrugën e pazarit, Qytet i Vjetër Bulqizë. Burime të policisë thonë se si pasojë e një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Opel, ku udhëtonin dy vëllezër, E.M, dhe E.M, banues në Bulqizë, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga shërbimet e policisë ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Elidon Tançi, 19 vjeç, banues në Bulqizë, i proceduar më parë nga Policia për veprën penale Dëmtime tjera me dashje, po për konflikt, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
AlpeNews.al



