• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTAT APO AKSIDENT? U plagos me një plumb në kokë, jeta e Fatos Cenajt “në fije të perit”! Pista e re që dyshohet…
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTAT APO AKSIDENT? U plagos me një plumb në kokë, jeta e Fatos Cenajt “në fije të perit”! Pista e re që dyshohet…

10 June, 2025 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë rurale të Padovës në Itali, ku një shtetas shqiptar, 58-vjeçari Fatos Cenaj, është gjetur i plagosur rëndë me një plumb në kokë. Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme, por shumë serioze për jetën, ndërsa mjekët e spitalit në Padova po luftojnë për ta mbajtur në jetë. Plaga e shkaktuar nga plumbi ka hyrë pas veshit dhe ka dalë nga balli, duke sugjeruar një trajektore të rrezikshme dhe të pazakontë. Mjekët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një goditje të fortë, por ende nuk dihet nëse është përdorur një pistoletë apo një pushkë gjuetie, pasi arma e krimit nuk është gjetur dhe mungon edhe gëzhoja.

Fillimisht autoritetet italiane dyshuan për një atentat të mirëorganizuar, të mundësuar ndoshta nga konflikte të vjetra të lidhura me profesionin e mëparshëm të viktimës si roje burgu në Shqipëri. Por tashmë Prokuroria e Padovës po shqyrton edhe pistën e një aksidenti, duke mos përjashtuar mundësinë që Cenaj të jetë qëlluar aksidentalisht nga dikush që po testonte një armë zjarri në zonë. Kjo e fundit është një mundësi që po hetohet me kujdes nga karabinierët, të cilët janë të angazhuar në rindërtimin e plotë të ngjarjes dhe të çdo detaji përreth saj.

Familjarët e Cenajt janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe shprehen se ai nuk kishte konflikte me askënd dhe ishte një njeri i qetë që kishte emigruar për një jetë më të mirë. Ata thonë se nuk mund të imagjinojnë kush mund të kishte interes apo arsye për t’i bërë një të keqe të tillë. “Ai nuk ka pasur kurrë probleme me askënd,” shprehen ata, duke përjashtuar versionin e një hakmarrjeje të planifikuar. Vetë Cenaj ishte shpërngulur në Itali dy vjet e gjysmë më parë, për t’u bashkuar me bashkëshorten e tij që punon si kujdestare në komunën Fontaniva.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje të mbetur në tentativë dhe pritet që së shpejti të caktohet një mjek ligjor për të kryer analizat e nevojshme mbi plagët dhe të dhënat balistike. Ndërkohë, pritet edhe marrja në pyetje e dëshmitarëve të mundshëm apo e banorëve që mund të kenë parë ose dëgjuar diçka ditën e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË POLICINË E TIRANËS/ Pas dorëheqjeve, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve në vend
Previous article LETONI-SHQIPËRI/ Mbyllet me barazim ndeshja, kushqezinjtë komplikojnë çdo gjë për botërorin

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT