Të gjithë figurat historike të Partisë Demokratike, të flakur nga kjo parti nga ana e Lulzim Bashës, çuditërisht nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë kundër Sali Berishës, që ua bëri “peshqesh” Bashën.
I vetmi që ka bërë përgjegjës Berishën për Lulzim Bashën, është Astrit Patozi.
Të tjerët ndërkohë, e shmangin Berishën.
Edhe kur e përmendin, e bëjnë me nënkuptime.
Kështu ka ndodhur me Jozefina Topallin një ditë më parë, e cila gjatë një interviste foli për katër vetë që mbajnë peng fatet e Shqipërisë.
“Kjo ‘status quo’ e skandaleve që nuk presin njëra-tjetrën duhet përmbysur një sekondë e më parë.
Katër vetë nuk mund të mbajnë peng fatet e Shqipërisë, ata duhen rrëzuar dhe njerëz të ndershëm do duhet të marrin drejtimin e këtij vendi dhe besoj se një lëvizje e re do lindë në vijim”, tha Topalli.
Tre vetët identifikohen lehtësisht: Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha.
I katërti, edhe pse nuk përmendet me emër, me gjasë është pikërisht Sali Berisha, për shkak të ndikimit të tij mbi Bashën dhe opozitën.


