• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASPIRATA PËR BASHKIMIN E LUGINËS SË PRESHEVËS/ Thaçi: Jap dorëheqjen nëse…
Home
Rajon

ASPIRATA PËR BASHKIMIN E LUGINËS SË PRESHEVËS/ Thaçi: Jap dorëheqjen nëse…

26 February, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se aspirata e tij për bashkangjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën i tejkalon kornizat Kushtetutuese të Kosovës edhe nëse si këmbim atij do t’i duhet të heqë dorë nga posti i presidentit.

I ftuar në emisionin ‘Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv , Thaçi theksoi se Kosova gjëndet në një konflikt të ngrirë me Serbinë, i cili në një moment kur të mos jetë më prania ndërkombëtare në Kosovë, mund të shpërthejë.

‘Aspirata ime tejkalon kornizat Kushtetutuese të Kosovës, le të ndodhë ‘mëkati’ kur bëhet fjalë për bashkangjitjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit dhe unë më pas jap edhe dorëheëqjen nga posti që kam’, ka theksuar presidenti kosovar.

Sipas Thaçit, duhet të nxitohet për një marrëveshje me Serbinë sa më parë, ku Kosovës t’i bashkangjitet Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

‘Jetojmë në një konflikt të ngrirë, të cilin nga një moment në tjetrin mund të shpërthejë. Në mënyrë absolute kemi tre vija të kuqe përsa i përket marrëveshjes me Serbinë. Së pari nuk do të lejohet krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, pasi sjell një republikë srbska të re dhe një Dodik të ri në Kosovë dhe ballkan. Së dyti nuk duhet të flitet në tavolinat ndërkombëtare për Kosovën sepse inkorporon automatikisht rusët në dialog dhe së treti nuk duhet të flitet për aleanca ballkanike’, ka thënë Thaçi.

Presidenti u shpreh se një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, do të arrijë një transformim shoqëror dhe do të krijojë një lidership të ri.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARA E SHEFAVE TË VEGJËL/ Renato Mekolli zbulon detajet e emisionit të ri për fëmijë
Previous article DY VITE PAS SULMIT TERRORIST/ Ariana Grande kthehet në Mançester

k.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT