Kohë kovidiane…E Dielë 20.12.2020…. Me Anxhin, Albën dhe Serin në zonën e kuqe të Pavionit të parë, në Spitalin Covid-1.Pandemia e Sars-Cov2/Covid-19 bëri që ritmi jonë i punës të mos njohë fundjavë…
Asnjëri prej nesh nuk mundet të rri i qetë në shtëpi edhe të Dielën, nëse ke lënë të sëmurë problematikë në spital…. Jemi aty që nga Shefja e Shërbimit deri te mjeku më i thjeshtë, pa përjashtuar turnin përkatës të infermiereve, sanitareve, administratoreve, farmacisteve, imazheritëve, barrelistëve, shoferëve apo të punonjësve të rendit
Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi ynë e bëjnë diferencën me fjalëshumët e bukëpakët e Gjithollogjisë Shqiptare brenda e jashtë vendit.
Ju duam dhe përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë për ju… Ndaj edhe ju tregoni më shumë dashuri, dëshirë, respekt e përkushtim për shëndetin tuaj dhe të atyre që gjallojnë pranë e rrotull jush…MDH = Maska, Distancimi dhe Higjiena mbeten aleatët tanë më besnikë e më të efektshëm, në uljen e të prekurve nga kjo sëmundje jetëlënduese dhe jetëmarëse…..Together forever!!!


