Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se, refuzimi nga Rilindja i propozimit të opozitës së bashkuar, që sipas tij garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi te plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor, është fundi i Reformës Zgjedhore.
Përmes një postimi në facebook shkruan sVasili thotë se, ky refuzim ka synim të ligjërojë manipulimin e zgjedhjeve të Dibrës në 2016-ën, të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës, atyre të 2019-ës dhe ripërsëritjen e tyre edhe në të ardhmen.
Më tej Vasilis akuzon se është kryeministri Rama pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave.
“Asnjë lëshim rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!
Refuzimi nga Rilindja i propozimit te Opozites se Bashkuar, i cili garanton votën e lire, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi te plote te te dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës.
Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria permes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithe procesin e reformes dhe e ben praktikisht nul ate.
Ky refuzim ka synim te ligjeroje manipulimin e zgjedhjeve te Dibres ne 2016,te zgjedhjeve te pergjithshme te 2017 dhe te turpit te votimeve moniste te 2019 dhe riperseritjen e tyre edhe ne te ardhmen.
Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE.
Rilindja e ka penguar qellimisht Integrimin e Shqiperise ne BE. Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje te negociatave.
Ka vetem nje pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave ky eshte Edi Rama.”,- shkruan Vasili.