• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ASNJË HAP PAS”/ Meloni: Marrëveshja Shqipëri-Itali nuk bie, do të funksionojë
Home
Botë

“ASNJË HAP PAS”/ Meloni: Marrëveshja Shqipëri-Itali nuk bie, do të funksionojë

24 October, 2024 s.autor Botë, Politikë

“E kisha marrë parasysh se do të dilnin pengesa, por ato do të kapërcehen: protokolli Itali-Shqipëri do të funksionojë”. Për këtë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni është më se e bindur.

“Nuk do të lejoj të rrëzohet një zgjidhje të cilën ne e kemi identifikuar në përputhje të plotë me ligjin italian dhe europian, vetëm sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord”, u shpreh ajo duke shtuar: “Jam e vendosur të ecim përpara, sepse është një angazhim që e kam përpara italianëve!”.
Qeveria italiane miratoi të hënën një ligj të ri që synon të tejkalojë pengesat juridike për zbatimin e marrëveshjes së debatueshme me Shqipërinë për emigrantët.

Sipas dekretit të ri, që ka hyrë menjëherë në fuqi, Roma zyrtare shkurtoi listën e vendeve që i konsideron të sigurta. Emigrantët që nuk do të fitojnë statusin e azilantit nuk do të deportohen drejt vendeve të pasigurta.
Numri i vendeve që Italia i konsideron të sigurta, është zvogëluar tashmë në 19, nga 22 që ishin më parë. Nga lista janë përjashtuar Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria. Vendimi u mor pasi gjykata në Romë rrëzoi masën e ndalimit për 12 emigrantët e parë të dërguar në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shqipëri.
Gjykata vendosi se vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta për rikthimin e tyre. Pas vendimit të gjykatës, emigrantët u rikthyen në Itali, ku mund të riaplikojnë për azil.
Ekzekutivi vendosi ta bëjë ndryshimin me një akt ligjor, në vend të një vendimi të qeverisë, duke e bërë kështu më të vështirë bllokimin e tij në gjykatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT IU SEKUESTRUAN PRONAT/ Kush është Fatjon Murati, armiku i Ervis Martinajt që dikur aspironte të bëhej kampion bote në boks
Previous article E RËNDË NË FIER/ Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar duke i vënë zjarrin banesës, arrestohet 42-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT