• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASHPËRSOHET LUFTA EKONOMIKE SHBA-KINË/ Washingtoni zotohet për masa të ashpra kundër shteteve që abuzojnë me rendin ekonomik
Home
Nderkombetare

ASHPËRSOHET LUFTA EKONOMIKE SHBA-KINË/ Washingtoni zotohet për masa të ashpra kundër shteteve që abuzojnë me rendin ekonomik

19 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara do të vendosin pasoja të ashpra ndaj shteteve që prishin rendin ekonomik ndërkombëtar, tha të martën sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.

1

“Integrimi ekonomik është shndërruar në armë nga Rusia”, tha ajo, duke u bërë thirrje të gjitha shteteve që të bëhen bashkë për të kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë rritjen e lidhjeve tregtare me Korenë e Jugut dhe aleatët e tjerë, me qëllim që të përmirësohet qëndrueshmëria e zinxhirëve të furnizimit dhe të shmangen manipulimet e mundshme nga rivalët gjeopolitikë, deklaroi Yellen.

Yellen po qëndron në vizitë zyrtare në Korenë e Jugut dhe tha se gjatë kësaj vizite është paralajmëruar se do të ngrehë çështjen bisedojë e çmimit tavan për naftën ruse.

Gjatë vizitës në Korenë e Jugut, Yellen po ashtu kritikoi Kinën. Ajo tha se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut duhet të forcojnë lidhjet e tyre tregtare në mënyrë që shtetet tjera të mos krijojnë avantazh në tregjet ndërkombëtare, duke përmendur Kinën.

“Ne nuk mund të lejojmë shtetet si Kina të përdorin pozicionin e tyre në treg në lëndët e para, teknologjitë ose produktet kryesore për të penguar ekonominë tonë ose për të ushtruar ndikim të padëshiruar gjeopolitik”, tha Yellen në Seul.

Vizita në Seul është pjesë e turneut 11-ditor të sekretares Yellen në rajonin e Indo-Paqësorit.

Më vonë gjatë së martës, ajo do të takohet edhe me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBETËN TË VRARË NË ATENTAT/ Reperi nga Kosova mesazh me fjalë të ndjera për Brilant Martinaj dhe Diklen Vatajn (FOTO)
Previous article "SHUMË NXEHTË PËR TË PUNUAR"/ Ja çarë thonë ligjet në disa vende të BE-së për punën në temperatura ekstreme

s.autor

Postime të ngjashme

TËRMETET/ SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën Botë

TËRMETET/ SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT