• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ASGJESOHEN 453 BIMË KANABISI NË MAT/ Shpallen në kërkim dy vëllezër. Procedohet kryeplaku dhe inspektori i pyjeve (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ASGJESOHEN 453 BIMË KANABISI NË MAT/ Shpallen në kërkim dy vëllezër. Procedohet kryeplaku dhe inspektori i pyjeve (EMRAT)

23 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy vëllezërit, Xhevalin dhe Nikolin Gjergji janë shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në Mat. Sakaq është proceduar kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve.

Njoftimi i policisë:

Mat/Vijojnë kontrollet nga toka, me patrulla këmbësore dhe nga ajri, nëpërmjet dronëve të Policisë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 5-të e operacionit antikanabis i koduar “Kreshta të Pastra”.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.Evidentohen në fshatin Madhesh dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Madhesh dhe Inspektori i shërbimit pyjor, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë finalizuar fazën e 5-të, të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, ku kanë konstatuar në fshatin Madhesh, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht shtetasit, 58 vjeç; , 52 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Madhesh. Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit , 64 vjeç, kryeplak i fshatit Madhesh dhe, 47 vjeç, Inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM NË KOLUMBI/ Mafia shqiptare vendoset dhe në Meksikë: Çfarë interesash ka dhe cilët janë aleatët
Previous article GREQIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ Punëtorët shqiptarë tregojnë si është situata: Zjarret do ishin shuar nëse...

s.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT