• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ASGJË NUK ËSHTË E VËRTETË”/ Flet drejtori i spitalit të Kavajës: Nuk kam dhënë dorëheqjen, jam në krye të detyrës
Home
Sociale

“ASGJË NUK ËSHTË E VËRTETË”/ Flet drejtori i spitalit të Kavajës: Nuk kam dhënë dorëheqjen, jam në krye të detyrës

25 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Në kulmin e akuzave politika nga opozita joparlamentare ndaj qeverisë për marrjen e masave për parandalimin e koronavirusit, një lajm u përhap për dorëheqjen e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Daiu tha se asgjë nuk është e vërtetë, dhe se ai qëndron në krye të detyrës.

Përparim Daiu theksoi për Shqiptarja.com se lajmet e përhapura sot në media nuk janë të vërteta, pasi ai është aktualisht në detyrë. Megjithatë, pritet të mësohet se nga lindi ky lajm, ndërsa vetë Daiu nuk mohoi për Shqiptarja.com një mbledhje të fundit që është karakterizuar nga debate të forta, por pa sqaruar me cilët zyrtarë ishte mbledhja dhe se cila ka qenë tema.

“Nuk ka asnjë urdhër dhe asnjë shkresë zyrtare që të jetë për karantinë, njerëz që duan të shtijnë panik. Nuk e di kush e ka përhapur lajmin, po ua vërtetoj që jam në krye të detyrës. Gjithë udhëzimet që vijnë nga ministria e Shëndetësisë po ndiqen për koronavirusin në spitalin e Kavajës. Aktualisht këtu është një situatë virale e kohës, spitali i Kavajës është në krye të detyrës. Spitali i Kavajës karantinë? Unë i referohem udhëzimeve të ministrisë së shëndetësisë, nuk ka sjellë asnjë urdhër. Nuk mund të flas si një njeri që aludon, flas gjërat reale dhe është fakt që s’ka asnjë urdhër. Nuk merrem me aludime”, tha Daiu në një lidhje për Report Tv.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili duke iu referuar raportimeve nga qytetari dixhital (anonim), tha se Ministria e Shëndetësisë karantinën për rastet e dyshuara si të prekur me koronavirus, e ka ngritur në Spitalin e Kavajës. Sipas tij kjo do të përbënte skandal pasi është zonë e banuar. Akuzat e shpërndara në rrjetet sociale u përgënjeshtruan nga Instituti i Shëndetit Publik dhe vetë ministrja Ogerta Manastirliu, që thanë se karantina spitalore nuk është në Kavajë por se aktualisht në kushtet kur vendi ka risk të ulët për infektimin nga koronavirusi, emri i spitalit nuk  do të bëhet ende publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI/ Fjalën e fundit e fundit e thotë Roza. Pasi Keisi i tha se i janë tharë idetë, moderatorja reagon ashpër
Previous article 2 MARSI I METËS/ Proteston për Kushtetutën por... e shkel vetë i pari. A mundet një President të jetë edhe drejtues i manifestimit?

k.autor

Postime të ngjashme

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama Aktualitet

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi Aktualitet

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT