Ndryshe nga kërkesat që dërgohen në Policinë e Shtetit, për marrje leje për organizim tubimesh, protestash e manifestime në vend, presidenti Meta nuk e ka bërë një gjë të tillë, por në vend të saj ka vendosur të dërgojë një njoftim për drejtorin e Policisë Ardi Veliu.
Meta informon policinë të marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike më 2 mars në orën 17:00, ku do të zhvillohet ‘besëlidhja’ mes tij dhe popullit shqiptar. Siç shkruhet në njoftim, drejtuesi i manifestimit është Ilir Meta.
“Drejtues i këtij manifestimi paqësor është SH.T.Z. Ilir Meta, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë. Organizator dhe persona kryesor ndihmës të këtij manifestimi, do të jenë zoti 1. Zoti Bahri Shaqiri, Këshilltar i Presidentit, 2. Zoti Dedë Prenga, Këshilltar i Presidentit, 3. Zoti Shemsi Premçi, Këshilltar i Presidentit, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Ndonësë sipas Metës kjo protestë po zhvillohet pasi është shkelur Kushtetuta, ajo që vihet re është se i pari që e shkel vazhdimisht është vetë garanti i saj, Presidenti Ilir Meta.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti ka disa kompetenca dhe nuk mund të ushtrojë të tjera veç tyre (siç është psh edhe shpërndarja e Kuvendit).
Neni 94
Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i
njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.
Gjithashtu, ai nuk mund të mbajë detyra të tjera publike siç është edhe rasti i manifestimit të 2 marsit, në të cilën Ilir Meta e quan veten drejtues e organizator.
Neni 89
Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë
anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.
Kompentecat e Presidentit, Neni 92
ALPEnews.al