• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA/ Zgjedhjet brenda partisë, PS ngre komision për të analizuar 25 prillin (TRE FAZAT)
Home
Politikë

ASAMBLEJA/ Zgjedhjet brenda partisë, PS ngre komision për të analizuar 25 prillin (TRE FAZAT)

2 June, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Grupi Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, theksoi se do të zhvillohet një analizë e procesit të zgjedhjeve të 25 prillit, që do të shërbejë për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale.

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, u miratua vendimi për zhvillimin e analizës së rezultateve në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021.

Sipas Ballës, analiza do të kalojë në tri faza përmes një komisioni të posaçëm, ndërkohë brenda fazës së parë do të zgjidhen edhe bashkë-drejtuesit e rinj të organizatave socialiste. Procesi do të nisë në 15 Qershor 2021 deri në 15 Janar 2022 në çdo nivel të partisë.

Nr.2, datë, 02.06.2021

Për Zhvillimin e Analizës së Rezultateve në Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prillit 2021

Në zbatim të Statutit të Partisë, neni 37 “Detyrat e Asamblesë Kombëtare të Partisë”, Asambleja Kombëtare e Partisë,

V E N D O S I:

Në periudhën 15 Qershor 2021 – 15 Janar 2022 në strukturat vendore të partisë (OS, KSNjA, Bashki, Qark) do të zhvillohen analizat për rezultatet në Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prillit 2021.

Sipas Vendimit përkatës të Asamblesë Kombëtare do të ngrihet dhe funksionojë një Komision i Posacëm i Analizës për Rezultatin e Zgjedhjeve të Përgjithshme të 25 Prillit, i cili do të përcaktojë metodologjinë e procesit të analizës.

Mbledhjet dhe takimet për analizën e rezultateve zgjedhore do të zhvillohen sipas këtyre fazave:

Faza e parë: Analizat për rezultatet e zgjedhjeve në OS të zhvillohen në periudhën 15 Qershor – 15 Nëntor 2021. Brenda kësaj faze do të zgjidhen edhe bashkë-drejtuesit e rinj të organizatave socialiste.

Faza e dytë: Analizat për rezultatet e zgjedhjeve në Këshillat Socialiste të Njësive Administrative (KS të NJA) të zhvillohen në periudhën 15 Nëntor- 15 Dhjetor 2021.

Faza e tretë: Analizat për rezultatet zgjedhore në AS të bashkive dhe shkallë qarku të zhvillohen në periudhën 15 Dhjetor 2021 – 15 Janar 2022 dhe zgjedhja e kryetarëve të PS në nivel bashkie.

Komisioni i Posacëm i Analizës, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e partisë të bashkive të marrin masat organizative për përgatitjen në kohë dhe ndjekjen e analizave që do të zhvillohen në strukturat vendore të partisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANSFERIMI I YLLIT AGUERO TEK BARCELONA/ “Bekimi” i Luis Suarez: Tani që do të luaj me më të mirin…
Previous article ZYRTARE/ U transferua me bujë te skuadra holandeze, del lojtar i lirë mesfushori i Kombëtares...

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT