• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS/ Rama: Shengeni rajonal sot është baza e planit Europian. Rajoni s’mund të jetë në mëshirë të kohës për t’u integruar në BE
Home
Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Shengeni rajonal sot është baza e planit Europian. Rajoni s’mund të jetë në mëshirë të kohës për t’u integruar në BE

9 October, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje Shengenin Rajonal, duke e cilësuar si një nga arritjet e qeverisë së tij më të mëdha, Rama tha se ky Shengen Rajonal është përqafuar edhe nga ndërkombëtarët, duke përmendur Komisionerin për Zgjerimin.

“Ka miq të Shqipërisë që janë dhe të Lulit dhe Ilirit që mendojnë si ata të dy është normale, por Europa është BE dhe shtetet kanë zërin e tyre dhe ne kemi bërë gjënë e duhur, jo për veten tonë, por për vendit, kemi bërë gjënë e duhur për të pasur një parlament më përfaqësues, më të përgjegjshëm dhe sigurisht një parlament akoma më të aftë se çdo parlament tjetër më parë dhe kjo është ajo që vlen.

Pse ne dhe si do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë, pasi ka ecur jo pak në këtë mandat duke marrë veten nga lëngimi dhe paraliza ku e gjetëm më parë, faktet thonë që ne kemi dy krah, atë të fuqisë sonë të brendshme që sot është shumë më e madhe nga sa ishte, pavarësisht asaj që predikojnë kasandrat dhe përmes kësaj ne sot kemi një sëri motorësh të rinj për t’i ndezur ekonomisë dhe për të nxitur jo vetëm punësimin në numra, por kur vlera e pagës edhe në privat do të rritet. Unë do të doja të thoja që kemi edhe një krah tjetër të ri dhe të fuqishëm që është plani europian që bazohet te ai që ka qenë vizioni që për fatin tim të madh dhe nderin ju e keni përqafuar, vizioni i Shengenit rajonal. Ka avancuar me vështirësi vit pas viti dhe është bërë baza e planit masiv europian dhe ka qenë edhe këmbëngulja jonë, e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera për të insistuar që integrimi Europian mund të marrë kohë, por rajoni nuk mund të lihet në mëshirën e asaj kohe.

Dhe sot, Komisioneri për Zgjerimin tha diçka që s’ishte aspak e habitshme, një plan prej 9 mld eurosh grante për vendet e rajonit dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara nga 1 mld në 9 mld. Kjo është diçka fantastike na takon ne, patjetër që tani të bëjmë projekte dhe t’i kthejmë këto para në investime dhe ne e kemi treguar që këtë dimë ta bëjmë. Paratë për bujqësinë, ishin aty prej vitesh. U desh vota e vitit 2017 për PS që ne të merrnin më në fund kreditimin për agjencinë dhe sot jemi vendi i parë në rajon për fondet për bujqësinë, dhe nëse bëjmë llogarinë mes parave tona dhe ato europiane është më e madhe se shuma e financimit të bujqësisë së bashku”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EURO U-21/ Një fitore e "dardanëve" ndaj Austrisë ndez shpresën për kualifikim
Previous article KANDIDATËT E PD PËR DEPUTET/ Fotot që nuk do të donin të shihnit

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT