• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS/ Peza: Analize e zgjedhjeve dhe strukturave, Meta dhe Berisha dy modelet më të këqija të Presidentit
Home
Intervista

ASAMBLEJA E PS/ Peza: Analize e zgjedhjeve dhe strukturave, Meta dhe Berisha dy modelet më të këqija të Presidentit

1 June, 2021 F.autor Intervista, Politikë

Ditën e nesërme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS ku do të merren një sërë vendimesh, mes tyre do të bëhet dhe një analizë e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Në studion e Report Tv, ish-deputeti socialist Alfred Peza tha se kjo analizë prek të gjitha strukturat, ndërsa theksoi se pacarësisht se u arrit fitorja, jo të gjithë performuan në nivelin e duhur.

“Kjo analizë prek të gjithë strukturat. Pavarësisht se u arrit fitorja dhe objektivat e fushatës jo të gjithë performuan në nivelin e duhur. Është një analizë kapilare që bëhet. Makina elektorale e PS të jetë e përsosur e të mos çedojë. Në asamble do flitet se si mund të jemi dhe më mirë pavarësht fitores historike. Do të fillojë dhe një proces i rëndësishëm i pranimeve të reja në PS. PS është një organizëm që vetëpërsoset në dinamikë sepse ka përgjegjësinë të jetë përfaqësuese. Ne kemi përqafuar dhe mënyrën e përthithjes së të rinjve siç ishte platforma për shqipërinë që duam. Janë të ftuar të gjithë të bëhen pjesë e PS”, tha Peza.

PS sipas Pezës ka axhendën e saj se ku do të shkojë dhe për ta çuar para axhendën kërkon dhe kontributin e opozitës.

“Ka dy momente, momenti i parë është se një parti politike e ka të artë pikën në horizont se ku do të arrijë, dhe nesër të gjitha që diskutohen janë në funksion të kësaj. PS pavarësisht se është më e madhja dhe e vetmja që do qeverisë vendin, nuk është një parti që do e bëjë këtë gjë e vetme, sfidat e Shqipërisë smund të bëhen vetëm nga një parti politike sepse pluralizmi ka dhe opozitën. Dora e bashkëpunimit për opozitën ka qenë e shtrirë edhe para zgjedhjeve. Bashkëpunimi i hapur përgjithçka që është në të mirë të Shqiptarëve. Për ta çuar përpara axhendën në BE duhet dhe kontributi i opozitës”, shtoi ai.

Lidhur me seancën plenare që do të mbahet ditën e nesërme për votimin e raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Peza tha se PS do ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Kjo mazhorancë tha Peza i ka votat për ta shkarkuar Metën.

“Po është betejë e mazhorancës dhe Rama deklaroi se Meta e ka humbur betejën. PS ka gjithë vullnetin për ti shkuar deri në fund dhe do ta shkarkojë në parlament më pas vendimin final do ta japë gjykata kushtetuese. Kjo mazhorancë e ka këtë vullnet dhe këtë do ta bëjë. I ka votat për ta çuar çështjen në gjykatë. Meta fjalën ka pushtetin më të madh dhe veprimet ose mosveprimet që i cakton kushtetuta apo kufizimet. Me deklaratat e tij ai shihet nëse e ka zbatuar kushtetutën për të qenë ai që duhet të ishte në detyrën e kryetarit të shtetit. E ka shkelur dhe meriton të shkarkohet”, shtoi ai.

Peza tha se modeli më i keq i presidentit pas Metës është Sali Berisha. Sipas tij duhet një model i ri dhe që presidenti  të mos jetë politik.

“E rëndësishme është të mos jetë politik presidenti. Ka pasur modele presidenti një nga më të këqijat pas Metës është Berisha. Për mua njësoj. Duhet të shkojmë te një model i ri. Meta e di që PS është e vendosur ta shkarkojë”, tha mes të tjerash Peza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BIE TAVANI I PEDIATRISË"/ Reagon QSUT: Nuk ka fëmijë të dëmtuar, do merren masa të menjëhershme
Previous article Adriatik Llalla, i dënuari për korrupsion që u kthye në personazh parodie

F.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT