• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS NË SHKODËR/ Rama batuta për kryebashkiakun: Beneti duhet të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë pasi…
Home
Politikë

ASAMBLEJA E PS NË SHKODËR/ Rama batuta për kryebashkiakun: Beneti duhet të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë pasi…

4 December, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama përmendi disa nga premtimet e mbajtura, duke theksuar se pas 30 vitesh qyteti ka ndryshuar dhe është më i pastër se më parë. Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë ndaj kryebashkiakut Benet Beci.

“Projekti i energjisë diellore për banesat që shpresoj të ecë përpara por është Beneti pa qeverinë dhe unë kam besim që Beneti duke qenë me një këmbë të majtë dhe një këmbë të djathtë se ne të tjerët jemi me dy këmbë të majta do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë se të majtën di ta përdori se ia hedhim ne topat.

Pa harruar rrugën e Dukagjinit, një projekt i premtuar shumë por jo nga unë. Kur unë i thashë se ai nuk donte, më tha se një nga gjërat është rruga e Dukagjinit dhe ta premtoja unë. Unë e kam zor ta premtoj një fjalë por po ta them bëj çmos ta mbaj, pavarësisht se politika është si jeta që gjatë rrugës i ndryshojmë planet. Ama mbajtja e zotimeve është çështje kohe.

I kemi mbajtur pjesën më të madhe. Arsyeja se pse jemi këtu është që t’i mbajmë të gjitha zotimet. Ky është takimi i parë me një vend që nuk e qeverisnim më përpara. Duke qenë se jemi këtu për të mbyllur ciklin e takimeve para Kongresit e pashë të arsyeshme të flas për këtë qytet të bekuar që jetoi 30 vjet me idenë që mallkimi ishim ne dhe vetëm sa ka filluar ta shohë që ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetër kush”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E GRUPEVE KRIMINALE/ Ekstradohen nga Gjermania e Spanja dy persona të dënuar nga GJKKO, njëri i lindur në Palestinë
Previous article DARKA E FUNDIT/ Naimi ftoi Liridonën, por në restorant mori edhe vrasësin

s.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT