• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“As në varr nuk do e kesh tënden, pse e vrave?”, postimi prekës për humbjen e Arielës
Home
Sociale

“As në varr nuk do e kesh tënden, pse e vrave?”, postimi prekës për humbjen e Arielës

22 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Vrasja e 21-vjeçares, studente e Drejtësisë, një ditë më parë në Tiranë nga 23-vjeçari të cilit i kishte refuzuar lidhjen, ka tronditur opinion publik.

Të shumta kanë qenë reagimet për Arielën, ndërsa një prej tyre ka qenë edhe ai i psikologia Jeta Toçila.jco

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan:

“Nëse për ty është fundi i botës kur të refuzon një vajzë, pse duhet ti japësh fundin dhe asaj? Ti nuk e pranove dot një jo, a thua se e kishe për herë të parë? Të gjithëve u ndodh të paktën një herë në jetë të marrin një “Jo” si përgjigje. Nuk e dije që bota është e pasur me alternativa? Por ti nuk durove dot ta shihje atë vajzë rrugës të lirë. Ti nuk doje të kuptoje se ajo kishte ëndrrat e saj, ta pavarura nga të tuat. Ti nuk mendove për rininë e saj, të ardhmen, lumturinë që e priste. Ty nuk tu dhimbs e as të frenoi buzëqeshja e munguar e bijës së dashur për zemërvrarët familjarë. Ti ftohtësisht nuk e ndjeve kurrë shpirtin e saj. Sepse ti nuk e dashuroje, as nuk e doje. Ti thjesht e lakmoje. Dhe si lakmitari shpirtzi ti doje ta kishe tënden. Ta përvetësoje si objekt e të mburreshe me arritjen tënde. Ti mendove se duke e vrarë do ia merrje jetën. Por ja që as me të vrarë ti nuk e bërë tënden as mendjen, as shpirtin, as jetën e asaj që ndiqje e përndiqje. As në varr nuk do e kesh tënden. As përtej kësaj jete nuk do mundesh. Atëherë pse e vrave? Të shpëtoje veten nga të ndjerit i dobët? Por as i fortë nuk u bëre dot. Arma nuk të bën të tillë. Ti u bërë thjesht një vrasës në listë statistikash dhe faqe gazetash, një helmatisje për familjen tënde, një gropë septike për gjindjen. Ti do harrohesh shumë shpejt, bashkë me historinë tënde. Ashtu janë harruar edhe të ngjashmit e tu. Por frika ime e madhe është që si ty mund të vazhdojnë të shfaqen të tjerë…”

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Që të biem dakord se kush quhet "klasa politike"…
Previous article ‘Nuk ka seks, nëse nuk fiton PSG-ja’, modelja ultimatum këtij futbollisti

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT