• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AS NË DURRËS AS NË SARANDË…”/ Gazetari: Mos u nisni për pushime në Greqi nëse s’keni bërë vaksinën
Home
Sociale

“AS NË DURRËS AS NË SARANDË…”/ Gazetari: Mos u nisni për pushime në Greqi nëse s’keni bërë vaksinën

23 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Përpara një muaji, disa nga ishujt më të njohur të Greqisë deklaruan se ishin “Covid Free”, të çliruar nga koronavirusi, nga rastet e reja. E kështu ata do të ishin një destinacion i sigurt për të gjithë pushuesit që do i zgjidhnin të kalonin disa ditë relaksi.

Por sot që flasim nuk mund të themi të njëjtin gjë, pasi në Mykonos është rikthyer lockdown i parë lokal, ndërsa ishujt e tjerë janë futur në zonën portokalli të rrezikut, shumë pranë kufizimeve. E gjithë kjo situatë po ndodh në kulmin e sezonit turistik. Ka shumë njerëz që kanë pronotuar në këto ishuj, e shumë të tjerë që janë nisur për atje.

Këto kufizime mbetën shumë problem edhe për qytetarët shqiptarë që zgjedhin Greqinë si një ndër destinacionet e preferuara, në sezonin veror. Çfarë thonë autoritetet për këtë gjendje?

Kësaj pyetje i është përgjigjur gazetari i njohur, Artur Bibe, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up” në Top Channel.

“Ka qenë një politikë e qeverisë greke, e cila tentoi që me një dozë të vaksinës të mbulonte pothuajse të gjithë banorët dhe punonjësit në ishujt kryesore të vendit. Ajo që nuk ka shkuar mirë duket se është fluksi i shfrenuar, festat e shfrenuara që kanë ndodhur në këto ishuj, që kanë përhapur në mënyrë të frikshme Covid.

Varianti Delta i tremb të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende dhe ka rritur pasigurinë. Kështu që në ishujt grekë ky është varianti më i përhapur, e si pasojë qeveria ka hapur kambanat e alarmit”, tha Bibe.

Ndërsa duke folur në lidhje me pushuesit shqiptarë që dëshirojnë të relaksohen në Greqi, gazetari i njohur tha se ata që e kanë bërë vaksinën mund të vazhdojnë normalisht. Por ai tha se nëse ata nuk e kanë bërë vaksinën anti-Covid, të kthehen e të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Ata që kanë bërë vaksinën të vazhdojnë normalisht, Greqia është një destinacion shumë mikpritës, të nisën, të vijnë dhe të argëtohen e të kënaqen në Greqi. Ka çmime shumë të mira, paketa shumë të mira, plazhet janë fantastike dhe natyrisht atmosfera dhe mirëpritja greke dihet tashmë.

Ata që nuk janë vaksinuar më mirë është që të mos nisen. Nga momenti që të gjitha organizmat shtetërore, të gjitha qeveritë thonë të vaksinohemi, u bëjmë edhe ne thirrje njerëzve të vaksinohen. Është e vetmja zgjidhje që të paktën nëse infektohemi ta kalojmë sa më butë sëmundjen.

Nuk është koha për të bërë trimin, nuk është koha për të hedhur teori konspiracionesh. Është momenti për të shpëtuar jetët tona dhe të atyre që na rrethojnë. Kështu që një person që nuk do të vaksinohet më mirë të rrijë në shtëpi, se sa në atë që ai tenton ta quaj trimëri, do sëmurë të tjerët e do vdesin. Kështu që njerëzit e dashur që kemi është që të mos i sëmurim.

Ata që janë të vaksinuar të vijnë në Greqi, ata që nuk janë vaksinuar të kthehen në shtëpitë e tyre. As në Durrës mos të shkojnë, as në Sarandë. Mos të sëmurin të tjerët”, u shpreh gazetari Bibe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GUSHA E VARUR? Ja ushtrimet që duhet të bëni
Previous article "PSE MË PE ASHTU?" Qëllohet me armë 40-vjeçari në Roskovec. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT