• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AS ALBINI E AS VJOSA/ Ylli i politikës në Kosovë për gjermanët
Home
Rajon

AS ALBINI E AS VJOSA/ Ylli i politikës në Kosovë për gjermanët

26 April, 2020 F.autor Rajon

Gazeta gjermane “Tageszeitung” e quan Arben Vitinë politikanin më popullor në Kosovë.

Si ministër i qeverisë së Kosovës mjeku Arben Vitia po përpiqet të ndalë përhapjen e koronavirusit në Kosovë, shkruan “Tageszeitung”. Kjo, sipas gazetës, nuk është punë e lehtë në një vend të varfër, në të cilin si pasojë e luftës gjendja e sistemit shëndetësor është e keqe.

Vitia madje po përpiqet që t’i tejkalojë edhe konfliktet etnike mes serbëve dhe shqiptarëve gjatë pandemisë. Në të vërtetë, shkruan “Tageszeitung”, qeveria e kryeministrit Albin Kurti është shkarkuar para disa ditësh pas ikjes së LDK-së nga koalicioni, por Vitia mund të vazhdojë punën ai anëtar i kabinetit të shkarkuar.

Gazeta thekson se që në fillim Vitia ka urdhëruar kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe kjo për banorët e Prishtinës është pothuaj traumatike sepse mund të lëvizin në qytet vetëm 90 minuta. Çka e shquan ministrin e Shëndetësisë është “politika transparente e informimit”. “Njerëzit nuk janë mësuar kështu, sepse qeveritë e kaluara konfliktet i kanë mbajtur të pazgjidhura duke i fshehur.

Duke e ditur gjendjen e sistemit shëndetësor qeveria dëshiron të veprojë me vendosmëri, por në mënyrë transparente”, shkruan “Tageszeitung”. Ndoshta kjo politike, supozon gazeta, ka ndikuar që gjendja me koronavirisun në Kosovë të mos jetë aq dramatike. Çfarë kanë arritur Vitia dhe qeveria e Albin Kurtit është që në strategjinë e përgjithshme të përfshijnë edhe pakicën serbe dhe pakica të tjera, në një vend të banuar me shumicë shqiptare.

Kurti dhe Vitia që nga fillimi kanë deklaruar se do t’i trajtojnë barabartë të gjithë qytetarët. Kurti, i cili është akuzuar se është nacionalist (i majtë), tha se serbët kanë të drejtat e njëjta si qytetarët e tjerë. “Serbia me gjasë ka besuar se qeveria e Vetëvendosjes nuk do t’i testonte serbët e Kosovës. Por Serbia ishte e habitur kur e pa se ne nuk i ndajmë qytetarët sipas përkatësisë etnike”, deklaroi Kurti së fundi.

Fakti që qeveria e Kurtit ka arritur të shtendosë raportin mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës është pothuaj e padurueshme për përfaqësuesit e qeverisë së mëparshme. Serbët e Kosovës lavdërojnë punën e Kurtit dhe ministrit të tij të Shëndetësisë. Edhe një pjesë e madhe e popullit shqiptar të Kosovës e mbështet këtë politikë. Vëzhgues të shoqërisë civile vlerësojnë se Kurti në zgjedhjet e reja mund të marrë edhe më shumë mbështetje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 27 PRILL 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha
Previous article "TI NUK DO JESH KURRË VETËM"/ Rama: Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, pa pushim deri në fund të luftës

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT