• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Artur Zheji: Kush u q** robt e kush u vodhi, nuk do i gjejë gjë, mos dëgjoni përralla me arrestime. Rrini hani bakllava ju …
Home
Sociale

Artur Zheji: Kush u q** robt e kush u vodhi, nuk do i gjejë gjë, mos dëgjoni përralla me arrestime. Rrini hani bakllava ju …

1 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Artur Zheji është skeptik për vitin 2018.

Ai shkruan se edhe këtë vit, pavarësisht premtimeve të shumta, asgjë nuk do të ndodhë.

Zheji është skeptik edhe për reformën në drejtësi dhe thotë se premtimet për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” janë përralla.

Sipas tij, kurban do të bëhen vetëm disa “peshq të vegjël”.

“Asgjë e rëndësishme nuk do të ndryshojë në 2018. Marrëzia e gjelave të therrur dhe bakllavave, është tashmë shija orientale e thellë e shqiptarëve të varfër, fshatrave dhe qyteteve katunde shqiptare.

Ca pak të pasur, ca si shumë të pasur, kanë marrë avionët me kohë dhe janë larguar nga çifligu Shqipëri, ku vjelin ditë pas dite dhe vit pas viti, paratë e nevojshme për të qenë zotërinj, në Botën e Madhe, ku në të vërtetë janë askushi.

Ndërsa ata të paktët shqiptarë, që janë dikushi edhe nëpër botë, sjellin kokën në Dheun e të Parëve, nga edhe nisën aventurën e largimit dhe fillesën e një jete të re, jashtë fshatit shqiptar.

Ekonomia?

Sigurisht rroftë nisma private e individit, që rregullon oborrin e vet dhe diçka më shumë në gardhin e jashtëm, ku pasi vjedh pak tokë e trotuar, rregullon ndonjë pllakë dhe mbjell ndonjë pemë, mbasi pylli është prerë.

Shëndeti?

Sigurisht në dorë të Zotit, sepse çfarë është në dorë të njeriut, bëhet mbrapsht e në mënyrë grabitqare, epidemitë e sëmundjeve të pashërueshme e vërtetojnë përditë këtë…

Politika?

Eh, mirë tanimë e kemi Beun e madh! E kemi pra Ustain, që ka blerë herë shtrenjtë dhe herë lirë, herë me dredhi dhe herë me forcë, ka nënshtruar apo ka vendosur në skaj, shumicën e kundërshtarëve, që kanë sëpari ambicie paranë, me të cilën kanë këmbyer të ardhmen e tyre politike.

Vettingu?

Një stuhi në gotë deri tani dhe deri nesër… kur Horati pyet Hamletin, shkruan Shakespeare 500 vite më parë, se: “A thua si do të jetë Imzot bota e poshtë detit?”, Hamleti përgjigjet: “Nuk e di… por me siguri edhe nëndet, ashtu si edhe mbi tokë, peshku i madh e ha të voglin!”

Pra Peshqit e Mëdhenj që flet Lu-ja ynë kombëtar, së fundmi edhe këngëtar, do të hanë peshqit më të vegjël dhe do të bërtasin me sa zë kanë në kokë: “Drejtësia u vendos! Peshqit e mëdhenj të krimit dhe të abuzimit u kapën! Ejani të gëzojmë dhe të lodrojmë! Sot fillojmë një jetë të re, në një Shqipëri të re!”

Ej… miq! Kush ja hodhi ja hodhi! Kush grabiti, grabiti!

Kush i q**u rrobt, u bë baba i pjellës që vjen pas!

Të tjerat janë përralla elektorale!

Gëzuar 2018 dhe ju rekomandoj të shihni veç ëndrra personale dhe aspak shpresa “të ndritshme kombëtare”, se rrezikoni të gdhiheni me dhimbje të forta koke”, shkruan Zheji./tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Veliaj: Nga kryefshat, Tiranën e kthyem në kryeqytet. Akuzat e Monikës për blerje votash...
Previous article Aksident në kryeqytet, dy persona të plagosur në zonën e ‘Ali Demit’

g.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT