Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Përplasja mësohet se ka ndodhur në lagjen e ‘Ali Dem-it’.
Një motor ka përplasur një biçikletë dhe të plagosur kanë mbetur të dy drejtuesit.
Më rëndë mësohet se është personi që po udhëtonte me biçikletë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ku janë nën vëzhgimin e mjekëve./syri


