• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Artur Zheji: Brukseli na i “preu gjunjët”, na tha që mirë e kemi këtë çoban edhe për katër vjet
Home
Sociale

Artur Zheji: Brukseli na i “preu gjunjët”, na tha që mirë e kemi këtë çoban edhe për katër vjet

6 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Artur Zheji ka mbetur i zhgënjyer nga Brukseli zyrtar, pas pritjes positive që i bëri Ramës dhe pas premtimeve se në muajt e ardhshëm, BE mund të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Është padyshim një flirt i ri, që Brukseli zyrtar sapo shpalli me kryeministrin shqiptar. Mbështetje e hapur, publike dhe pa ekuivok.  Madje me dekor dhe entuziazëm.

Mungonin vetëm fishekzjarrët dhe buqetat me lule.

Tejet demoralizuese për opozitarizmin në Shqipëri, i çfarëdollojshëm qoftë ai, politik, social, për interesa apo për ideale.

Junker dhe Mogerini, kanë tashmë një axhendë të shkurtuar dhe me sa duket nuk kanë kohë për të humbur me nuancime dhe ngjyrime.

Një vendi si Shqipëria, kuptohet rrumpalloland, ata i thonë nga Brukseli, se çobani që u zgjodh më 25 Qershor, Rama pra, pamvarsisht kontestimeve të blerje-shitjeve të votës dhe pamvarsisht bollëkut kanabist, që duket tashmë si një film i largët, është pra për Brukselin, çobani i duhur dhe ustai që meritojnë të kenë shqiptarët për 4 vitet e ardhshme.

Europa pra foli edhe kësaj radhe, duke mburrur një Reformë Drejtësie që ende s’ka filluar apo reforma të tjera që s’duken gjëkundi, duke na detyruar të fillojmë analizat tona edhe njëherë nga e para, për një balancim të domosdoshëm pushtetesh.

Nëse për Brukselin lluksoz, burokrat dhe të largët, Rama është çobani i duhur, sipas përshkrimit të zonjës Vlahutin, në Shqipëri ka probleme. Që lidhen pikërisht me vetëpërmbajtjen që duhet të ketë çobani-kryeministër, për mos-ushtrim arrogance dhe për mosprishje të vazhdueshme ekuilibrash në peshoren e pushteteve…

Të tjerat le të vinë ashtu si vinë… ky popull është mësuar, edhe ne të tjerët po mësohemi bashkë me të, vit pas viti dhe thinjë pas thinje…”, shkruan Zheji.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si i kapi policia në flagrancë me bagazhin plot me drogë 3 trafikantët në Tiranë (EMRAT)
Previous article Grekët “shqetësohen” nga krijimi i linjës ajrore shqiptare: Është degë e turqve (frikësohen dhe italianët)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme Aktualitet

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT