• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTUR AJAZI/ “Çliroheh” Prokuroritë e Elbasanit dhe e Durrësit
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ “Çliroheh” Prokuroritë e Elbasanit dhe e Durrësit

9 January, 2018 Redaktor1 Blog

 

Kryeprokuroria e Përgjithshme Arta Marku ka kryer ditën e martë disa lëvizje në Prokuroritë e rretheve, ku padyshim ka prekur edhe krerët e komanduar nga Tik Llalla, duke i “çliruar” ato nga bunkerizimi, dhe gjithçka tjetër negative që lidhej me punën hetimore të dosjeve problematike duke nisur nga ato penalet e duke përfunduar tek civilet. Të martën paradite Kryeprokuroria Marku ka liruar nga detyra ndër të tjerë, edhe Dritan Gina prokurori rrethit Elbasan i komanduar nga miku i tij Tik Llalla disa muaj më parë dhe Agron Gjanaj prokurori Durrësit , sërish i komanduar nga ish-Kryeprokurori i shkarkuar tashmë.

Largimi i dyshes Gina dhe Gjana, duket se ka “çliruar” gjithë organin e akuzës në dy rrethet problematike të vendit, duke i hapur rrugën hetimeve serioze dhe intensive të dhjetra e qindra dosjeve me probleme të mbartura në vite, si dhe duke i hapur rrugën hetimit të mjaft emrave të akuzuar dhe denoncuar për vepra të rënda penale e civile , por që prej kohësh dosjet e tyre zvarriteshin sirtareve të Prokurorive në këto dy rrethe, pa u dërguar në Gjykata.

Arta Marku dje ka firmosur një shkresë zyrtare e cila duhej të ishte firmosur nga Tik Llalla muaj më parë. Çlirimi nga bunkerizimi i dy Prokurorive në Elbasan dhe Durrës, mbetet ndër veprimet më të zgjuara të një Kryeprokurore të Përgjithshëme, që duket se ka ardhur me bindjen e vetme për të larguar dhe shkundur gjithçka të keqe që ka lënë pas Tiku dhe shpura e tij. Por çudia më e madhe me dy ish-prokurorët e komanduar dhe të shkarkuar tashmë nga zonja Marku, ka qenë “kundërshtimi i tyre ndaj shkarkimit nga detyra” një deklaratë absurd, duke e motivuar atë me gjoja “lëvizje politike”.

Nisur nga këto pretendime ish-prokurori komanduar i Elbasanit , ka ftuar më në fund median, duke u justifikuar e duke dashur të bëjë show me gjoja shpjegimet , akuzat dhe denoncimet e tij ndaj organit të policisë, Prokurorisë Përgjithshme, bashkisë etj. Ndër të tjera në deklaratën e tij para medias ish-prokurori Elbasanit ndër të tjera lidhur me dosje të veçanta, u shpreh se “unë kam kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, nga shefi i IT-së pranë kësaj Prokurorie, për të kryer veprime pranë serverave të bashkisë pasi ka dyshime se persona të paautorizuar, mund të kenë akses në këto server, kjo lëvizje (largimi nga detyra) vjen menjëherë pas kësaj kërkese që unë kam bërë në Prokurorinë e Përgjithshme”.

Ish-prokurori i Elbasanit në akuzat ndaj uniformave blu deklaroi gjithashtu se nuk ka patur ndihmën e duhur nga policia e Elbasanit, dhe se “kur ne kërkuam ndihmën e saj në terren, kjo ndihmë nuk erdhi asnjë me pretendimin se punonjësi e policisë ishin në plazh, ishin me pushime, dhe për këtë arsye ky hetim dështoi gjithashtu problematike të tjera konstatohen edhe në çështje që janë nën hetim.” E habitshme mbetet fakti se përse ky prokuror i komanduar dhe tashmë i shkarkuar, po flet pikërisht tani, përse ai nuk ka folur 5-6 apo edhe 8 muaj më parë lidhur me “problemet që ka patur me policinë dhe Prokurorinë e Përgjithshme“, përse i ka mbajtur të fshehura nën sirtar gjithçka që paska patur kundër këtyre dy institucioneve, për ti hapur rrugën ecurisë normale të hetimeve. Gjithë këto pyetje duan një përgjigje, dhe jo të bëhen deklarata justifikuese para kamerave duke deklaruar se “jam viktimë e Arta Markut, dhe nuk lëviz nga zyra”.

Të paktën dy Prokuroritë e rretheve Elbasan dhe Durrës, kanë qenë dy institucionet-bunker të cilat asnjëherë nuk kanë qenë të hapura për mediat, por që çuditërisht ditën e shkarkimit nga zonja Marku të titullarëve të komanduar nga Tiku, ata nxituan të “kundërshtojnë vendimin e Kryeprokurores si të motivuar politikisht”. Asgjë nuk ka lidhje me politikën, aq më tepër me dy ish-prokurorë të komanduar rrethesh, që për sa kohë qëndruan në atë detyrë, nuk u shquan as për arritje dhe as për bilance pozitive pune. Zonja Marku thjesht po vendos mbi “shina” gjithë katrahurën ligjore e strukturore që gjeti, për për ndikuar në mirëfunksionimin e organit të akuzës, si ndër më të përfolurit në opinionin publik vitet e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazetarja që nuk kemi njohur përtej lajmeve: Do isha mama djemsh dhe unë e dija
Previous article Seria A/ ​Immobile në ndjekje të rekordit të Higuain

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT