• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTRITI DHE ARTRALGIA/ Sëmundjet që dëmtojnë kyçet dhe nyjat
Home
Shëndet

ARTRITI DHE ARTRALGIA/ Sëmundjet që dëmtojnë kyçet dhe nyjat

21 January, 2021 s.autor Shëndet

Dhimbjet në organizëm mund të ndahen në shumë kategori të ndryshme që shpesh shkaktojnë konfuzion jo vetëm tek pacientët por edhe tek njerëzit e tjerë. Le të marrim rastin e dhimbjes së kyçeve dhe nyjeve të cilat shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën.

Këto dy sëmundje njihen si artriti dhe artralgia.

Përkufizimi i Saktë i Dy Sëmundjeve
Sipas organizatave të ndryshme shëndetsore, artriti dhe artralgia kanë ngjashmëri por edhe ndryshojnë nga njëra tjetra. Artralgia përkufizohet si dhimbje e kyçeve dhe nyjeve por pa u shoqëruar me enjtjen e tyre. Artriti përkufizohet si inflamacion i kyçeve, pra dhimbje dhe enjtje e tyre.

Artralgia prek kyçet dhe nyjat në zona të ndryshme të trupit, përfshirë: duart, gjunjët dhe kyçet. Artriti nga ana tjetër, shkakton enjtje dhe ngurtësim të kyçeve, ligamenteve, muskujve, tendinave dhe kockave por edhe dhimbje. Ajo që mjekët shpjegojnë është se njerëzit që vuajnë nga artriti, në të njëjtën kohë mund të diagnostikohen edhe me sëmundjen tjetër.

Simptomat e Dy Sëmundjeve
Simptomat e këtyre dy sëmundjeve mund të mbivendosen, sidomos kur bëhet fjalë për:
• ngurtësimin,
• dhimbjen e kyceve,
• skuqjen,
• vështirësi në lëvizjen e kyçeve.

Pavarësisht mbivendosjes së simptomave, artriti dallon nga sëmundja tjetër sepse ka simptoma shtesë, ku përfshihet:
• deformimi i kyçevem
• humbje e masës kockore
• paaftësi në lëvizshmëri,
• dhimbje shumë të forta nga fërkimi i kyçeve me njëra tjetrën.

Shkaqet Dhe Faktorët e Rrezikut
Dhimbjet e kyçeve si pasojë e artritit mund të jenë rezultat i:
• komplikacioneve të shkaktuar pas një lëndimi fizik,
• mbipeshës dhe obezitetit,
• osteoartriti,
• artritit reumatoid, falë të cilit imuniteti dobëson kyçet dhe vetë-nxit inflamacionin dhe enjtjen.

Faktorët e rrezikut të artralgias përfshijnë:
• ndrydhje të kyçeve,
• zhvendosja e kyçeve,
• hipotiroidizmi
• kancer i kockave.

Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmë Mjekësore?
Ndonëse nuk është e lehtë për dikë që të kuptojë vetë nga cila sëmundje vuan, ekspertët thonë se artralgia mund të ketë lidhje me sëmundje të tjera. Disa herë mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje tjetër. Nëse dhimbjet e kyçeve janë shumë të forta e pengojnë lëvizjen tuaj, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E GRUPIT MAFJOZ "NDRANGHETA"/ I arrestuar në Shqipëri, ekstradohet në Itali Ardian Çekini (DETAJET)
Previous article "GRINDEMI NDONJËHERË PËR..."/ Meri dhe Redona i nxjerrin “të palarat” njëra-tjetrës, ja çfarë thonë ato

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT